Spahiu shkon në Elbasan e Korçë: Gjyqtarë, hapni dyert e seancave!
Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka vijuar të artikulojë kritikat e tij për sistemin gjyqësor, kësaj radhe nga Elbasani dhe Korça. Kreshnik Spahiu ka marrë pjesë dje në analizat e të dyja gjykatave, ku përveç kritikave për probleme të njohura të sistemit, ka kërkuar edhe më shumë investime për krijimin e kushteve për gjyqtarët.
Elbasan
"Është vënë re dukuria e seancave të mbyllura, por nuk ka asnjë arsye, përveç ndonjë rasti tepër specifik, që ato të bëhen të tilla, përderisa mbetet ligji ai që dënon dhe jo gjyqtari", ka pohuar Spahiu në fillim të fjalës së tij në analizën e Gjykatës së Elbasanit. Ai ka sjellë shembuj të seancave me dyer të kyçura në Vlorë apo Durrës, pa përmendur atë të Elbasanit dhe për këtë të fundit ka përforcuar mendimin e kreut të kësaj gjykate, Arben Vrioni, se Gjykata e Elbasanit është jashtë kushteve për të zhvilluar një punë normale. Godina e drejtësisë në Elbasan aktualisht ka vetëm shtatë dhoma për zhvillimin e gjyqeve penale dhe për ato civile 12, ndërkohë që arkiva e gjykatës mbahet në dysheme jashtë kushteve më minimale të mirëmbajtjes dhe është drejt degradimit, përveç që është e pamjaftueshme për të arkivuar tërë atë dokumentacion disavjeçar.
Korçë
Nënkryetari i KLD-së ka deklaruar nga Korça se sistemi gjyqësor nuk po arrin të vendosë në vend standardet e performancës, të besueshmërisë dhe pritshmërisë te publiku, duke bërë që një kalvar i gjatë ankimimesh dhe apelimesh të vijnë nga ana e tij. Ai ka thënë se edhe sistemi gjyqësor ndodhet para një krize dhe një situate të vështirë ku klima nuk është e qetë për sa u përket sulmeve që u adresohen gjyqtarëve si në rastin e gjyqtarit Ardian Nuni. "Ndodhemi në një situatë të vështirë, kur klima është jo shumë cilësore dhe dashamirëse për sistemin gjyqësor, ku sulme të rënda po i adresohen gjyqësorit si në rastin e Nunit që fatkeqësisht ka mbetur pa u zbardhur dhe pa autor dhe që është një premisë për të krijuar një proces negativ ndaj gjithë sistemit në vend", u shpreh Spahiu. Sipas tij, KLD është e interesuar për problematikat që nuk e lënë gjyqësorin të ngrejë një profil më të lartë. Këto deklarata ai i ka bërë gjatë analizës së gjykatës së rrethit dhe asaj të apelit në Korçë, ku çështjet më dominuese në këtë zonë edhe për shkak të afërsisë me kufirin kanë qenë ato për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm dhe falsifikimet që në shumicën e rasteve nuk përfundojnë ashtu siç duhet. Nga Korça Spahiu ka thënë se nga ana e gjykatave në gjithë vendin po përdoren dy standarde. "Në gjykata fatkeqësisht po përdoren sot dy standarde që janë nga njëra anë shqyrtimi i masave të sigurisë me dyer të mbyllura dhe nga ana tjetër lejimi i seancave dhe masave me dyer të hapura. Aty ku ndodh që të mbyllen dyert, këto masa dhe seanca bëhen jashtë parashikimeve që paracakton ligji dhe ka një tendencë për të krijuar një situatë ku ligji i imponohet jo një procesi të rregullt, por prirjes së gjyqtarit", tha ai.