Subashi zgjidhet nënkryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Kryetari i KQZ, Ristani: Zgjedhjet 2009, më transparente se kurrë
Në mbledhjen e djeshme 7 anëtarët e KQZ-së zgjodhën me 5 vota pro, dhe 2 kundër Dëshira Subashin, përfaqësuese e PS-së, si nënkryetare e këtij komisioni. Në fjalët e saj nënkryetarja Subashi u shpreh se KQZ-ja do të punojë duke zbatuar kodin zgjedhor për zgjedhje me standarde. Sipas Subashit anëtarët e KQZ-së do të punojnë me konsensus për të arritur rezultate. Ndërsa kryetari i Komisionit Qëndror Zgjedhor Arben Ristani konsensusi i treguar nga partitë politike do të ndihmojë KQZ-në në punën e saj. Komisioni Qendror Zgjedhor nisi dje punën, duke u mbështetur në Kodin e ri zgjedhor të miratuar nga Kuvendi në dhjetor të 2008. Në fjalën e tij të parë si Kryetar i KQZ-së, Arben Ristani përfaqësues i PD-së, tha se ky institucion do të jetë i angazhuar për zgjedhje demokratike dhe se qëllimi kryesor është zhvillimi i zgjedhjeve sipas standardeve. Sipas Ristanit, në KQZ-në e mëparshme anëtar, "politika ka demonstruar konsensus per zgjedhje te lira dhe demokratike. Të shtatë anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, bënë dje betimin para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Pas leximit të tekstit të betimit nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, anëtarët e rinj të KQZ-së u betuan në një ceremoni publike para Kuvendit të Shqipërisë, ashtu sikurse parashikohet edhe në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë. Zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare, sipas standardeve konsiderohen mjaft të rëndësishme për ndërkombëtarët në rrugën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Ristani për funksionimin e KQZ
Kryetari Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani deklaroi dje se do të bëjmë maksimumin tonë për të bërë realitet dëshirën e çdo shqiptari: zgjedhje të lira, të ndershme, konform të gjitha parametrave ndërkombëtarë, por mbi të gjitha të pakontestuara prej askujt Edhe pse për të gjithë, fraza e mësipërme ndoshta tingëllon paksa, si një retorikë e lodhur, Ristani theksoi më lejoni të shpreh jo vetëm bindjen time personale, por dhe të gjithë kolegëve të mi në këtë panel, se ne duhet dhe do të mundim ta shndërrojmë në realitet këtë aspiratë kombëtare. Gjithashtu, Ristani theksoi se kur na ndajnë më pak se pesë muaj nga data e zgjedhjeve, të ndodhur në limitet kohore të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor për disa procedura, më lejoni të shpreh besimin se do të mundemi të kthejmë faktorin kohë në favorin tonë. Nga ky moment, vijoi kryetari i KQZ, Ristani, vëmendja jonë do të fokusohet në përballimin jo vetëm të volumit të punës që duhet të kryhet, në sensin administrativ, për organizimin e zgjedhjeve parlamentare, por dhe implementimin për herë të parë të sistemit proporcional dhe detyrave të reja që na përcakton Kodi Zgjedhor. Do të dëshiroja të vija në dukje edhe njëherë faktin se, përtej të gjitha përpjekjeve të institucionit tonë, për të realizuar këtë detyrë, është e domosdoshme të kemi dhe vullnetin e duhur politik,- deklaroi Ristani. Subjektet politikë, nënvizoi ai, janë faktorë dhe aktorë mjaft të rëndësishëm në procesin zgjedhor, pra rrjedhimisht fryma dhe klima e besimit reciprok mbeten parametra thelbësorë për realizimin e çdo procesi zgjedhor konform të gjitha standardeve. Gjatë deklaratës, Ristani ka ftuar të gjithë palët, që duke lënë mënjanë paragjykimet dhe qëndrimet skeptike subjektive, të bëjnë maksimumin e tyre. Ai u shpreh se që në përfundim të këtij procesi zgjedhor të jemi shkëputur njëherë e përgjithmonë nga konstatimet e tipit një tjetër shans i humbur, por ti bashkohemi vendeve me demokraci të zhvilluar. Në fund të fundit, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, shtoi Ristani, nuk janë detyrimi dhe sfida e një institucioni, e një subjekti politik, por sfida e të gjithë kombit shqiptar për të marrë vendin e merituar në familjen e madhe euroatlantike, aty ku ka qenë, është dhe do të jetë habitati natyral gjeografik dhe historik i tij. Ristani ka çmuar dhe vlerësuar frymën e lartë të konsensualitetit treguar nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë jo vetëm në votimin e trupës drejtuese të KQZ-së, por edhe në qëndrime të tjera që i kanë paraprirë këtij fakti, sikundër janë ndryshimet në Kushtetutën e Shqipërisë në tërësi, por dhe në Kodin Zgjedhor në veçanti. Kjo frymë e lartë konsensualiteti, përpos mirëkuptimit, është padyshim dhe një tregues i përgjegjshmërisë dhe maturisë që disponon sot klasa politike shqiptare,- u shpreh ai. Nëse kjo klimë do të shoqërojë të gjithë procesin zgjedhor, vijoi Ristani, KQZ-ja do të mundet kështu të ketë përkrah një aleat të domosdoshëm, aleat, i cili në rolet e aktorit dhe faktorit do të mundësonte pa asnjë ekuivok, arritjen e qëllimit final: zgjedhje të lira, të ndershme, konform standardeve të njohura ndërkombëtare.
Email This Klikime: 22