Bogdani: Tirana, i vetmi kryeqytet evropian pa buxhet
Sipas zëdhënësit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani Tirana është i vetmi kryeqytet në Europë që nuk ka buxhet. Tirana është jo vetëm qyteti me i madh Shqipërisë, por edhe kryeqyteti i Shqipërisë. Por mbi të gjitha është qyteti që nuk ka buxhet.
Tirana është i vetmi kryeqytet në Evropë që nuk ka buxhet dhe pse nuk ka një buxhet, sepse gjithë shqiptarët e panë në shfaqe live, sa komike aq dhe tragjike, të Këshillit Bashkiak dhe të kryetarit të bashkisë, i cili demonstroi arrogancë dhe vetëm interesat e ngushta personale. Ai jo vetëm nuk dëgjoi këshilltarët e Tiranës, të cilët janë zgjedhur nga qytetarët e Tiranës për të bërë politikën e qytetit të Tiranës, por në arrogancë maksimale injoroi propozimet e tyre,- u shpreh Bogdani. Ai tha se buxheti nuk u votua, sepse kryetari i Bashkisë me arrogancën e tij nuk pranoi ndryshimet. Një gjë të tillë ai e bën duke lënë qytetin pa buxhet. është një problem serioz, sepse shfaqja e rradhës në këshillin bashkiak tregoi një politikë të vjetruar dhe jo një politikë të re siç pretendon zoti Rama. Gjithashtu, Bogdani u shpreh se ai i bëri të qartë jo vetëm qytetarëve të Tiranës që po ndiqnin buxhetin, por të gjithë qytetarëve të Shqipërisë politikën e pëlqyer prej tij, ala Staliniste, ju votoni dhe unë numëroj. Kryetari i bashkisë gjatë procesit të numërimit u transformua në një sekretar të rëndomtë këshilli bashkiak, duke numëruar votat e këshilltarëve. Shpresojmë që në mbledhjen e ardhshme të këshillit bashkiak, Kryetari i Bashkisë, të qetësohet, të reflektojë dhe të marrë parasysh sugjerimet e këshilltarëve,- përfundoi Bogdani.
Email This Klikime: 8
Email This Klikime: 8