Demeti: Votimi për projektbuxhetin e Tiranës, i pavlefshëm
Kryetari Ekzekutiv i Partisë Aleanca Demokratike, Arben Demeti, deklaroi të premten se "votimi i datës 3 shkurt për projektbuxhetin e vitit 2009 të bashkisë së Tiranës është i pavlefshëm dhe përgjegjësia është e kryebashkiakut, Edi Rama, i cili me arrogancën e tij detyroi kryetarin e Këshillit Bashkiak të ndërpresë seancën.
Në një konferencë për shtyp, Demeti sqaroi se pavarësisht përpjekjeve që po bëhen për t'a konsideruar fakt të kryer miratimin e buxhetit të bashkisë së Tiranës, nuk ka asnjë shans që ai të jetë i tillë. Dje, sekretari i Këshillit Bashkiak, Vladimir Gjonaj deklaroi se "votimi i realizuar mbrëmjen e 3 shkurtit në Këshillin Bashkiak, ishte i rregullt dhe buxheti duhet konsideruar i miratuar në parim.Të njëjtën gjë konfirmoi edhe Kreu i Bashkisë, Edi Rama, i cili pas anullimit të votimit për projektbuxhetin tha se "29 votat pro të këshilltarëve, i dhanë Tiranës buxhetin e mohuar padrejtësisht prej muajsh.Projektbuxheti 2009 i Tiranës, deri tani është rrëzuar dy herë nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, nga votat e këshilltarëve të PD dhe LSI. Në mbledhjen e tretë votimi u anullua për shkak të kaosit të krijuar pas votimit pro në parim të buxhetit. Kryetari i Këshillit Bashkiak , Sokol Dervishaj në atë moment e konsideroi mbledhjen të mbyllur dhe votimin të anulluar.
Email This Klikime: 6
Email This Klikime: 6