E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi dekreton disa ligje të rëndësishme

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka dekretuar ditën e djeshme ligje të rëndësishme.
Zyra e shtypit pranë Presidencës bëri të ditur se Presidenti Topi dekretoi shpalljen e ligjit nr. 10 065, datë 29.01.2009 Për disa ndryshime në ligjin nr. 9975, datë 28.07.20008 Për taksat kombëtare, e ligjit nr. 10 064, datë 29.01.2009 Për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Bankës së Greqisë, e ligjit nr. 10 063, datë 29.01.2009 Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin Për reduktimin e shkarkimeve të squfurit apo të flukseve të tyre ndërkufitare, të paktën në masën 30 për qind të konventës së vitit 1979 Për ndotjen ndërkufitare të ajrit në distancë të largët". Gjithashtu Presidenti Topi dekretoi edhe shpalljen e ligjit  nr. 10 062, datë 29.01.2009 Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin Për kontrollin e shkarkimeve të oksideve të azotit apo flukseve të tyre ndërkufitare, të konventës së vitit 1979 Për ndotjen ndërkufitare të ajrit në distancë të largët, e ligjit nr. 10 061, datë 29.01.2009 Për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Norvegjisë për zbatimin e projektit të asistencës teknike, në mbështetje të modernizimit të sistemit të regjistrimit civil në Shqipëri, shpalljen e ligjit nr. 10 060, datë 26.01.2009 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8432, datë 14.12.1998 Për azilin në Republikën e Shqipërisë si dhe  ligjit nr. 10 059, datë 26.01.2009 Për ratifikimin e protokollit të zgjerimit të Marrëveshjes së Stabilizim - Asociimit dhe të marrëveshjes së përkohshme ndërmjet Republikës së Shqipërisë, nga njëra anë dhe Komuniteteve Europiane e shteteve anëtare, nga ana tjetër, në kuadër të anëtarësimit të Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Rumanisë në Bashkimin Europian. Dekretet janë në mbështetje të neneve 84, pika 1 dhe 93 të Kushtetutës.

Email This Klikime: 6

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›