E Diel, 1 Nëntor 2026

Lista, 6 500 pronarët që legalizon sot qeveria



Përfituesit në Tiranë, Durrës, Gjirokastër, Vlorë, Korçë, Dibër, Kukës, Lezhë, Berat, Elbasan e Fier

Qeveria miraton sot listën e rreth 6 500 qytetarëve shqiptarë, të cilët marrin lejen e legalizimit. Agjencia e Legalizimit dërgoi dje listën e plotë të qytetarëve në 8 qarqe, të cilët përfitojnë lejen e legalizimit. Përfituesit e radhës së lejes së legalizimit janë qytetarë në 11 qarqe të vendit, si Tiranë, Durrës, Gjirokastër, Vlorë, Korçë, Dibër, Kukës, Lezhë, Berat, Elbasan e Fier. Kjo listë ka të bëjë me kalimin e pronësisë nga shteti tek poseduesi, të parcelave ndërtimore, të shtesave anësore pa leje në pallatet të ndërtuara para vitit 1993 si dhe shtesat pa leje në pallatet me leje. Pas miratimit të ndërtimeve në qeveri, pronari i ndërtimit paguan detyrimet sipas kushteve përkatëse dhe shumën që përcakton ligji. Jepet leja e ndërtimit dhe pas këtij procesi, pronari i tokës shkon në hipotekë dhe merr certifikatën e pronësisë, duke regjistruar pronën e tij si pasuri e paluajtshme. Ky është fundi i procesit, kur prona mund të quhet jotja ligjërisht. Pronarët e ndërtimeve pa leje, të cilëve u është miratuar dosja nga Agjencia e Legalizimeve, do të duhet të paguajnë sipas ligjit shumën përkatëse që ata detyrohen. Sipas udhëzimit, shuma mund të paguhet me këste, por në rast se paguhet menjëherë, përfitohet 20 për qind ulje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›