E Diel, 1 Nëntor 2026

Lista e PD-së, Berisha i “kthen shuplakën” grupit të Topit



Eljona Ballhysa
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, pritet t’i kthejë “shuplakën” grupit të mbështetësve të presidentit Topi në PD. Burimet kanë bërë të ditur se kryesia e vogël e PD-së ka kaluar një natë të gjatë debatesh gjatë së cilës ka hequr dhe ka vendosur emra kandidatësh për deputetë në listën që selia blu do të dorëzojë në minutat e fundit në KQZ. Lidershipi i PD-së pritet të lërë jashtë listave një pjesë të mirë të Grupit Parlamentar të PD-së, si dhe grupin e deputetëve mbështetës të presidentit Topi, të cilin vetë kryeministri Berisha e ka cilësuar pakicë bllokuese në parti. I vetmi beniamin i Topit në PD pritet të mbetet ministri aktual i Mbrojtjes, Gazmend Oketa. Sipas burimeve, rrezikojnë moskandidimin deputetët Aleksandër Biberaj, Pal Dajçi, Bujar Leskaj, Safet Sulaj, Sami Gjergji, Sali Shehu, Dashnor Sula, si dhe deputetë të tjerë. Të pasigurt për një vend në listë mësohen se janë edhe deputetët që nuk arritën të zgjidhen në zgjedhjet e brendshme të partisë, si Aurel Bylykbashi, pasi nga drejtues të selisë blu kjo konsiderohet si një test i parë dhe i rëndësishëm për zgjedhjen e kandidatëve. Ndërkohë që dy deputetë aktualë e kanë mëse të sigurt që nuk do të rikandidojnë, si Besnik Mustafaj dhe Ylli Pango. Mustafaj deklaroi largimin nga politika për të paktën katër vjet, ndërsa Pango nuk ka shanse të rikandidohet nga Berisha pas skandalit seksual prej të cilit u shkarkua dhe nga posti i ministrit të Kulturës.
Rrjedhja
Për të shmangur rrjedhjen e informacionit, kryetari i PD-së, ndryshe nga sa është parashikuar në Statutin e partisë, e ka hartuar këtë listë vetëm me kryesinë e vogël të PD-së, duke shmangur strukturën më të lartë të kësaj partie, siç është Kryesia qendrore. Madje burime nga Kryesia kanë bërë të ditur se një arsye tjetër, pse Berisha nuk e ka mbledhur Kryesinë qendrore është dhe fakti se ai pritet të lërë jashtë listave edhe disa prej anëtarëve të kësaj strukture. Po kështu, Berisha dhe lidershipi i PD-së i tremben largimit të anëtarëve dhe përfshirjes së tyre në listat e Polit të Lirisë. Madje burimet bëjnë të ditur se një pjesë e deputetëve, të cilët kanë marrë sinjale për mospërfshirjen e tyre në listën e PD-së, kanë bërë gati letrat për t’iu bashkuar Polit të Lirisë.
Lista
Gjatë mbrëmjes së djeshme kryesia e vogël, e përbërë nga kryetari i PD-së, Berisha, dy nënkryetarët, Topalli e Patozi, si dhe sekretari i Përgjithshëm, Bode, kanë hartuar listën paraprake të kandidatëve për deputetë. Mësohet se në listë bëjnë pjesë anëtarët e kabinetit qeveritar, një pjesë e anëtarëve të Kryesisë qendrore, një pjesë e deputetëve aktualë të PD-së, disa nga kryetarët e degëve të PD-së në rrethe, këshilltarë të kryeministrit, zëvendësministra, ekspertë të PD-së etj. Burimet bëjnë të ditur se anëtarët e kryesisë së vogël kanë telefonuar disa prej deputetëve aktualë, të cilët do të rikandidojnë, ndërsa pjesa tjetër nuk janë informuar mbi vendimin e kryesisë së vogël. Këta deputetë janë ende në pritje të shpalljes së listës zyrtare të PD-së. Burimet gjithashtu bëjnë të ditur se gjatë ditës së sotme kryesia e vogël e PD-së do të mblidhet sërish për të vendosur vulën dhe për të zyrtarizuar listën e 140 kandidatëve për deputetë në 12 qarqet e vendit. Ndërkohë që kjo listë do të dërgohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në minutat e fundit të mbylljes së afatit ligjor. Kjo për të shmangur rrjedhjen e anëtarë të partisë, të cilët nuk do të jenë të përfshirë në listë. PD-ja po mundohet të ngushtojë kohën që këta persona mund të kenë në dispozicion për të bërë dokumentet dhe për t’iu bashkuar ndonjë force tjetër politike. Megjithatë, kryesia ka hedhur në letër 80% të kandidatëve për deputetë. Një pjesë të emrave të kandidatëve për deputetë ka arritur t’i sigurojë gazeta “Albania”.

Qarku Tiranë

Sali Berisha
Aldo Bumçi
Majlinda Bregu
Bujar Nishani
Gjergji Bojaxhi
Gent Strazimiri
Arben Imami
Edi Paloka
Jorida Tabaku
Suzana Guxholli
Albana Vokshi
Lajla Pernaska
Shaban Memia
Ferdinand Shehu
Arta Sakja
Andi Toma
Neritan Sejamini
Grid Rroji
Seit Dollapi
Naim Gazidede
Elvana Hana
Edith Harxhi
Omer Stringa

Qarku Fier
Sokol Olldashi
Enkeleid Alibeaj
Fatos Beja
Ilir Bano
Marjeta Zace

Qarku Korçë
Ridvan Bode
Ilir Rusmali
Edmond Spaho
Ylli Asllani
Elfrida Zefi
Eris Hoxha

Qarku Durrës
Gazmend Oketa
Gjergj Lezhja
Ferdinand Xhaferri
Florian Mima
Armand Teliti
Osman Metalla
Ndriçim Babasi?
Flori Bajramaj

Qarku Dibër
Myqerem Tafaj
Selami Xhepa
Hasan Metuku
Sali Shehu ?
Raim Kaleci

Qarku Kukës
Jemin Gjana
Flamur Noka
Aleksandër Biberaj ?

Qarku Elbasan
Lulzim Basha
Ardian Turku
Luçiano Boçi
Mimoza Hasekiu
Halit Shamata
Dashnor Sula ?
Aurel Bylykbashi ?
Luan Skuqi

Qarku Gjirokastër
Genc Ruli
Spiro Ksera
Ylli Asllani
Glori Husi

Qarku Vlorë
Astrit Patozi
Rajmonda Bulku
Ardian Kollozi
Petraq Milo
Bujar Leskaj ?
Kosta Barka
Leonard Demi

Qarku Shkodër
Jozefina Topalli
Arenca Trashani
Astrit Bushati
Paulina Hoti
Rexhep Uka
Ramiz Çobaj

Qarku Berat
Genc Pollo
Ferdinand Pone
Nestor Tereska
Mehmet Xheka

Qarku Lezhë
Fatos Beja
Preç Zogaj
Pal Dajçi ?

19 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›