E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aldo Bumçi, kreu i ri i PD-së së Tiranës

Bumçi fiton thellë me 80 përqind të votave

Zgjidhen edhe strukturat e degës së Tiranës

* * * *

Aldo Bumçi është kryetari i ri i PD-së së Tiranës për 4 vitet e ardhshme pasi mundi mbrëmë të fitojë thellë me 559 votat e delegatëve të konferencës së degës, duke marrë afro 80 përiqnd të votave. Demokratët e degës së kryeqytetit, zgjodhën kreun e ri duke i besuar shumicën e votave, pikërisht deputetit dhe ish ministrit të drejtësisë Aldo Bumçi. Ai fitoi ndjeshëm me 559 vota, kundrejt 175 që mori Gjergj Bojaxhiu dhe 41 votave të Lajla Pernaskës. “Kjo është një përgjegjësi e madhe, Tirana nuk drejtohet vetë, atë do e drejtojmë bashkarisht" u shpreh Bumci. Gjatë fjalës së tij përpara delegatëve të PD-së, Aldo Bumci theksoi se detyra e re që i është besuar është një përgjegjësi e madhe për të. “Kjo është një përgjegjësi e madhe, Tirana nuk drejtohet vetë, atë do e drejtojmë bashkarisht. Ju uroj fitore në zgjedhjet e 28 qershorit”- deklaroi z.Bumçi. Mbi 820 delegatë të kuvendit të 9 të degës, zgjodhën krahas kreut të PD, për Tiranën edhe strukturat drejtuese për degën. Një konkurrim transparent i 820 delegatëve të Tiranës besimi i të cilëve uli në karrigen e Sokol Olldashit, pikërisht pasardhësin Aldo Bumçi. Politikani që tashmë ka krijuar një personalitet të qartë në politikën e djathtë, fitoi ndjeshëm ndaj dy rivalëve Bojaxhiu dhe Pernaska për një mandat të ri katërvjeçar. Konferenca e djeshme e PD-së së Tiranës, deri në momentin e hapjes së procedurave të votimit u shndërrua në një atmosferë festive ku delegatët e shumtë, të pranishëm në sallë u përshëndetën nga lideri Sali Berisha. Fjala e tij e cila ndezi mesditën e djeshme ambientet e Teatrit të Operës dhe Baletit, ishte një mesazh i qartë për të gjithë demokratët në mbarë vendin, se me 28 qershor e djathta do të zgjerojë fitoren e saj në të gjithë vendin. Kreu i demokratëve i la vendin votimit të delegatëve, proçes i cili zgjati për afro 10 orë. Numri prej 820 delegatësh zgjati në kohë edhe proçesin e numërimit të votave nga ku Aldo Bumçi mori shumicën dërrmuese të tyre duke zënë kështu vendin e Sokol Olldashit në krye të PD-së së Tiranës. Proçesi i zgjedhjeve në këtë degë nisi para 4 muajsh dhe për këtë post kishin shpallur që herët kandidaturat e tyre, emra të njohur të politikës së djathtë si Besnik Mustafaj apo Aldo Bumçi. Por pas dorëheqjes nga gara vetëm dy ditë më parë të z.Mustafaj, kryesia e vogël e PD-së, miratoi tre kandidatura për të hyrë në garë, atë të Aldo Bumçit, drejtorit të KESH Gjergj Bojaxhiu dhe deputetes Lajla Pernaska. Prej javësh kryetari i PD-së Sali Berisha por edhe ditët e fundit, i pyetur në një studio televizive shprehu preferencat e tij për emrin e Aldo Bumçit gjë që solli dhe reagimin e rivalit Mustafaj me argumentin se u prishën ekuilibrat e garës për kreun e ri të Tiranës. Gjithsesi është Aldo Bumçi që mundi të marrë një rezultat të thellë në konferencën e PD-së së Tiranës nga ku shpalli dhe platformën e re të drejtimit 4 vjeçar të degës më të madhe të demokratëve në mbarë vendin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›