E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lista e kandidatëve të Edvinit, zanafilla e krijimit të një partie politike private

Pas Elbasanit dhe Lezhës, harta e pakënaqësive në PS, ka përfshirë dje edhe Vlorën, Dibrën e Kukësin, por Edvini është i vendosur që vendet e sigurta në listat e kandidatëve t’i mbushë me ylberistët e tij, të cilët pas humbjes në zgjedhje do të përbëjnë edhe bërthamën e partisë së re politike, e cila do të jetë krejtësisht private

TIRANE – Edi Rama po përpiqet të krijojë një grup të vetin, jo të PS-ës, parlamentar, pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Për këtë, ai po bën kujdes që në listat e kandidatëve për deputetët të kësaj partie, të vendosë në vendet e para të konsideruar të sigurt, miqtë dhe të besuarit e tij. Nga ana tjetër, kjo sjellje e kruesocialsitit, i cili qëllim të vetëm ka krijimin e një grupi prej 30 deputetësh të vetët, ka bërë që epidemia e pakënaqësive të “të rrezikuarve” për deputetë të mundshëm të PS-ës, po përhapet nëpër gjithë degët e kësaj partie.
Dje, “sherri” as zhgënjimeve të ardhës, ka mbërritur në Vlorë, ku “të pakënaqurit”  kanë qenë Arben Malaj dhe Eltar Dede.
Situata nuk paraqitet “Miqësore” për PS-në, as në degën e Dibrës, ku “viktima” e radhës, është Ylli Manjani.
Qarku i Kukësit, duket se për Edi Ramën nuk shërben vetëm për të “bërë kurban” Pandeli Majkon, por edhe për t’i dhënë mesazhin ish-policit Asllan Dogjani, se nuk ia ka më nevojën as atij.

Edhe Vlora përfshihet në hartën e sherrit socialist
Dje pakënaqësitë kanë zbritur edhe në degën e PS-së në Vlorë. Ndërsa anëtarësia e kësaj partie nuk e ka kuptuar shumë domethënien e shoqërimit të Edi Ramës dje në Novoselë edhe nga Luiza Xhuvani, një e gjë e tillë nuk i ka shpëtuar Arben Malajt, i cili ndërsa ka marrë mesazhin se aktorja do të jetë e para në listën e kandidatëve për deputetët në Qarkun e Vlorës, nuk e ka lënë pa shprehur reagimin e tij negativ.
Njërës të afërt të “protagonistëve” Edi Rama dhe Arben Malaj, kanë bërë të ditur dje, se midis tyre ka pasur një debat, nëpërmjet të cilit Malaj ka shprehur pakënaqësinë e tij, pse Luiza Xhuvani duhet të jetë e para në Qarkun e Vlorës dhe ka marrë si përgjigje indiferentizmin dhe shpërfilljen e kryesocialistit.
“Nuk mund të përfaqësohemi në Vlorë, edhe me një tjetër femër në krye të listës së kandidatëve të PS-ës”, i ka bërë ët ditur Arben Malaj, Edi Ramës, i cili i ka kujtuar se në më të shumtën e qarqeve, këto lista i kryesojnë femra.
Përballë këtij zemërimi, Malaj ka marrë përgjigje ironike nga Edi Rama “se po të duash mund të bësh edhe ndonjë zgjedhje tjetër, alternativat nuk mungojnë”.
Ndërkohë, mësohet se pakënaqësi kjo përzgjedhje e Edi Ramës, ka shkaktuar edhe te kreu lokal i PS-ës së Vlorës, Eltar Dede. I ndjerë lënë pas dore, kreu u PS-ës së Vlorës, ka debatuar me Edi Ramën, duk i kujtuar atij se rreth tri vjet më parë u keqpërdor nga kryesocialisti, për të shmangur nga kreu i degës së kësaj partie, kandidaturën e Marika Çakërrit. I keqpërdorur dhe tashmë i braktisur e i shpërfillur, Eltar Dede ka guxuar të kërkojë “shpërblimin”, por mësohet e ka marrë nga Edi Rama, përgjigjen e radhës prej arroganti, injoruesi dhe fyesi.

Dibra dhe Kukësi, qarqet me mesazhe zhgënjimi
Zemërimi ndaj Edi Ramës ka gjetur përhapje edhe në degët e PS-ës, në Dibër e Kukës.
Në Dibër, “i zhgënjyeri” i radhës ka qenë Ylli Manjani, i cili kur ka mësuar se respektivisht vendet e para të listës së kandidatëve të PS për deputetë të këtij qarku ishin ndarë mes Sadri Abazit dhe Qemal Minxhozit, nuk është ndjerë i “joshur” nga vendi i tretë që i kishte rezervuar Edi Rama. Në zhgënjim e sipër, tentativa e Manjanit për “sqarim” me kryesocialistin Rama, ka përfunduar pa rezultat, ndërsa si alternativë tjetër i është ofruar vendi i dytë në listën e kandidatëve të PS-ës, për Qarkun e Lezhës, bashkë edhe me “inkurajimin” tallës, “po të punosh, ke mundësi të dalësh deputetë, edhe i dyti në listën e Lezhës, edhe i treti në listën e Dibrës”.
Edhe në Kukës, gjendja e kandidaturave nuk është më e mirë.
Ndërsa vendin e parë në listën e kandidatëve për deputetë të PS-ës në këtë qark, Edi Rama ka vendosur Mimi Kodhelin, ish-polici Asllan Dogjani është ndjerë edhe ca më shumë si i vënë në lojë, kur atij as vendi i dytë nuk i është ofruar “sa për të larë gojën”, ndërsa për këtë pozicion, kreysocialisti, ka zgjedhur të “bëjë kurban” Pandeli Majkon.
Një situatë e tillë, nuk ka kaluar pa reaksion nga ana e ish-policit Dogjani, të cilit nuk i ka ngelur të bëjë asgjë më shumë se të pranojë talljen dhe konsumimin pa bereqet që i ka bërë Edi Rama, prej disa muajsh.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›