E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Lista e zezë" për automjetet

Pak kohë më parë qeveria miratoi një procedurë që lejonte regjistrimin e automjeteve që kishin probleme me ligjin, të cilat do të identifikoheshin në momentin e furnizimin me karburant. Plani u rrëzua brenda një harku kohor të shkurtër, pasi u pa tepër e vështirë për t‘u zbatuar. Sipas modelit të kundërshtuar, personat që kanë probleme me shtetin, ose me distributorin për efekte detyrimesh, nuk do të mund të furnizoheshin me karburant. Identifikimi i tyre do të vinte përmes serverit të instaluar në kasën fiskale, në momentin e shënimit të të dhënave, si emri dhe targa e automjetit. Ky model u kundërshtua, duke detyruar ministrinë të gjente rrugë tjetër, atë të lëshimit të kuponit për çdo furnizim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›