Rritja e tarifave, minimale
Rritja e çmimit të energjisë elektrike do të jetë e pashmangshme për konsumatorin shqiptar. Ajo çka mbetet për t‘u diskutuar është masa e rritjes. Për këtë qëllim, zyrtarë të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës garantojnë për një mbrojtje të konsumatorit. Sipas tyre, tarifat e reja do të jenë me rritje minimale dhe nuk parashikohet të ndikojë shumë te konsumatori. Megjithatë, për familjet me të ardhura të pakta, po planifikohet paketa lehtësuese, ku mendohet vendosja e subvencionit apo ndarja e fashave të konsumit. Me tarifat aktuale, qeveria jep çdo muaj nga 500 lekë për rreth 270 mijë individë, familjet e të cilëve nuk kanë të ardhura mujore më të larta se 35 mijë lekë. Ende nuk është mësuar zyrtarisht masa e rritjes, por mendohet për ndryshim rreth 2 lekë/kilovati më të lartë.