Mister shitja te BERZH dhe IFC
Me një vendim të papritur, qeveria shqiptare njoftoi në muajin gusht se ka blerë aksionet e BERZH dhe IFC. Të dyja këto institucione të huaja zotëronin 39 për qind të aksioneve tek INSIG dhe për vite me radhë kanë qenë ortakë me qeverinë shqiptare. Procesi i shitjes dhe mënyra nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa palët zotohen ta mbajnë të fshehur çmimin e shitjes. Tërheqja e BERZH dhe IFC nga aksionet e INSIG-ut u paralajmërua në muajin dhjetor 2008, duke lëshuar sinjale për shitjen e të gjitha pjesëve të kompanisë. Dhe në fakt ndodhi. Pas negociatave me kompaninë amerikane, palët ranë dakord për shitjen e 100 për qind të aksioneve për 45 milionë euro, kurse më herët qeveria kishte mundur të shiste për 25 milionë euro 61 për qind të aksioneve. Kur procesi u duk në mbyllje, investitori u tërhoq, duke sjellë dështimin e privatizimit.