Çfarë fshihet pas propozimit populist "anti-makinë"
Ditët e fundit, opinioni publik është bombarduar me iniciativën e fundit populiste të Kryeministrit Berisha, për gjoja masa për shkurtimin e shpenzimeve për transportin e zyrtarëve publikë, përfshirë edhe deputetët e Kuvendit. Në pozitën që ndodhem dhe në kushtet kur opozita parlamentare është fokusuar në një çështje më emergjente për demokracinë shqiptare - atë të zbardhjes së shkeljeve në zgjedhjet parlamentare - trajtimi i kësaj çështjeje në këtë shkrim nuk duhet të merret si reagim i parakohshëm i një deputeti, që pritet të preket nga ky vendim, për faktin se nuk do të ketë një makinë. Problemi që trajtoj shkon përtej interesit personal. Ai ka të bëjë me këndvështrimin dhe raportet që kërkon të ndërtojë Kryeministri me Kuvendin dhe çdo pushtet tjetër të pavarur, si dhe me qëllimet e vërteta që ai ka në lidhje më këtë masë gjysmake për kursim, masë që nuk mund të mbulojë dot malin e abuzimit financiar që i shtohet çdo ditë kësaj qeverie.
Nisma e Kryeministrit, së pari, çalon që në iniciativë, pasi nuk mund të jetë ai që vendos apo ndërmerr nisma ligjore që cenojnë statusin e organeve që nuk varen prej tij. Me ç‘të drejtë Kryeministri normon apo kufizon veprimtarinë politike të deputetëve apo pushteteve të tjera, nën petkun e kursimit? Ligji për statusin e deputetit dhe çdo ndryshim në të duhet të bëhet me konsensus, e mbi të gjitha, me iniciativë parlamentare dhe jo nga qeveria. Kjo ka qenë praktika e deritanishme për çdo akt që prek Kuvendin.
Në thelb, nisma gjysmake dhe populiste e Kryeministrit duket se synon paralizimin dhe nëpërkëmbjen e dinjitetit të Kuvendit, e kryesisht të opozitës parlamentare, si dhe i demonstron çdo organi tjetër në vend, që Berisha qëndron mbi këdo. E them këtë për faktin se opozitës do t‘i bëhet më e vështirë lëvizja dhe mbajtja e lidhjeve me elektoratin, ndërkohë që mazhoranca - e cila disponon gjithçka - ka pak gjasa të preket nga kjo masë. Paralizimi i lëvizjes dhe nëpërkëmbja e dinjitetit apo autoritetit të Kuvendit, duket të jetë në themel të interesit të Kryeministrit, i cili kërkon ta zvogëlojë deri në maksimum prerogativën e Kuvendit, mbi të gjitha të opozitës, për ushtrimin e kontrollit parlamentar. Si mund të mendohet në një vend demokratik që, një degë e pushtetit "vërsulet" për të kufizuar veprimtarinë e një pushteti tjetër të pavarur prej tij, pa dhënë njëherë shpjegim se përse është kaq e nevojshme kjo masë dhe pa marrë më parë opinion e pushtetit që preket nga kjo masë?
Para se të japë shifra të pavërteta për gjoja shpenzim deri 19 mijë dollarë në vit për transportin e deputetëve, ai duhet të bëjë publike shpenzimet e qeverisë së tij për reklama elektorale, dieta, karburante për makina e helikopter, apo për para të tjera që shpenzohen pa kriter dhe me interes vetëm politik, siç ishte edhe fushata e reklamave qeveritare 10 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme. Po ashtu, do të ishte më e udhës të bënte publike se sa karburant e dieta janë shpenzuar për periudhën e fushatës zgjedhore nga stafet e qeverisë apo dhe vetë Kryetares së Kuvendit? Ka gjasa që ata, të cilët i kanë servirur shifrën e 19 mijë dollarëve Kryeministrit (nëse nuk e ka shpikur ai vetë) t‘i kenë përfshirë në llogari shpenzimet e qeverisë së tij për transporte dhe jo thjesht të Kuvendit. Nga niset Kryeministri kur trillon se trajtimi që ai propozon është i ngjashëm me vendet e Europës? Mjafton një hulumtim i shpejtë që mund ta bëjë kushdo për trajtimin deputetëve në Europë, apo qoftë edhe në Austri, model që e ka për zemër ta përmendë Kryeministri, do të shikojnë se deputetët nuk kufizohen në lëvizjet e tyre. Përkundrazi, shteti merr përsipër rimbursimin e plotë të çdo shpenzimi që lidhet me transportin, madje edhe ajror, qëndrimin, qiranë dhe aktivitetin e tyre në zonat elektorale. Përtej kësaj, çdo deputeti austriak i sigurohet staf ndihmës i paguar dhe një rrogë jo më pak se 8100 euro në muaj. Me këtë nuk dua të them se pagat e deputetëve në Shqipëri duhet të jenë të tilla apo shpenzimi të kompensohet pa asnjë limit, por shteti nuk mund të dobësojë punën e Kuvendit duke i shkurtuar fondet, aq të nevojshme për ekzistencën e tij politike e kushtetuese.
Puna e deputetit nuk duhet të kufizohet thjesht në pjesëmarrje në seancë apo komision, por duhet të shoqërohet me takime të shpeshta me elektoratin, e mbi të gjitha, me cilësi në ushtrimin e kontrollit ndaj qeverisë. E si mund të realizohet kjo kur deputetit i mungon si ekspertiza teknike, ashtu edhe mundësia financiare për lëvizje e takime me popullin? Deputeti shqiptar mund të jetë nga të vetmit në Europë pa një staf ndihmës, në mënyrë që të kërkojë e hulumtojë informacione me qëllim ushtrimin siç duhet të detyrës së ligjvënësit, e cila nuk kufizohet vetëm në ngritjen e dorës kur miratohen ligjet. Do ishte më e udhës që heqja e shoferëve të deputetëve të shoqërohej me shtim të stafit ndihmës, ku të paktën grupet parlamentare të kishin në dispozicion të tyre disa juristë apo profesione të tjera, që të ndihmojnë në ushtrimin e funksioneve ligjvënëse. Më shumë se rikonstruksionet e shtrenjta apo zyrat luksoze të Kuvendit, deputetëve u duhen ekspertë ndihmës, që Kuvendi të mos kthehet vetëm në një vulëvënës të iniciativave të qeverisë, por të ushtrojë kontroll të plotë mbi çdo iniciativë të saj. Kur shteti ia ka mundësuar personelin ndihmës edhe gjyqtarit të Apelit, përse nuk mund t‘ia mundësojë këtë deputetit? Përgjigjja duket të jetë e thjeshtë: Kryeministri nuk kërkon që ligjvënësi të zotërojë njohuri, por edhe kur i zotëron, t‘i arrijë ato me shumë vështirësi, se përndryshe Kuvendi mund t‘i hapë punë qeverisë.
Së fundi, ajo që të bën përshtypje dhe hedh më shumë dritë mbi qëllimet e mbrapshta anti-opozitë që ka kjo iniciativë, lidhet me mungesën e çdo zëri të arsyeshëm të deputetëve të mazhorancës për të nxjerrë qoftë edhe një gjysmë zëri kundër një iniciative që i prek edhe ata vetë. Kjo të çon drejt hamendjes se shefi i tyre nuk i llogarit fare, ose patjetër do të gjejë një mënyrë tjetër që, veprimtaria e tyre të mos kufizohet, pasi pushtetin dhe çdo aset publik e kontrollon qeveria e tij. Sido që të jetë motivi i servirur apo në mendjen e Kryeministrit, Kuvendi rrezikon të kthehet në një zgjatues pa vlerë të "sulltanatit" që, fatkeqësisht, Berisha po e konsolidon përditë.