Një njeri kundër gjithë Europës
Vaclav Klaus e ka krahasuar BE-në me Bashkimin Sovjetik dhe i ka cilësuar përpjekjet e saj kundër ngrohjes globale si komplot të majtë. Presidenti 68-vjeçar i Çekisë, ekonomist dhe adhurues i Margaret Thacher-it, i cili ka mbikëqyrur shkëputjen paqësore të vendit të tij nga Sllovakia, gjatë kohës sa ishte Kryeministër në vitin 1993, e ka siguruar reputacionin e njeriut, i cili shfrytëzon çdo mundësi për të sulmuar dhe kritikuar BE-në. Ai refuzoi të vendosë flamurin e BE-së mbi pallatin presidencial gjatë kohës sa Çekia ishte kryesuese e radhës e BE-së dhe nxiti largimin e dhjetëra deputetëve europianë, gjatë fjalimit të tij të ashpër në adresë të BE-së, të mbajtur në Parlamentin e Europës.
Gjatë fjalimit të tij të mbajtur në Bruksel, në fillim të këtij viti, Klaus tha: "Këtu promovohet vetëm një alternativë e vetme, ndërsa ata, të cilët marrin guximin që të mendojnë ndryshe, cilësohen si armiq të integrimeve europiane. Jo para shumë kohësh, ne, në pjesën tonë të Europës kemi jetuar në një sistem politik, i cili nuk ka lejuar alternativa". Klaus, nga një funksion i nivelit të mesëm, u emërua kryetar i Bankës Qendrore të Çekosllovakisë, për t‘u bërë më pas ministër i Financave pas revolucionit në vitin 1989, duke krijuar me këtë rast një bazë të pushtetit, e cila i mundësoi atij të zgjidhet Kryeministër, funksion që e ushtroi nga viti 1992 deri në vitin 1995. Pasi humbi dy zgjedhje radhazi, ai u zgjodh pasardhës i Vaclav Havelit në funksionin e Presidentit të Çekisë.
Klaus e ka zakon që mysafirëve të tij t‘u dhurojë një kopje të librit të tij "Planeti i kaltër e jo i gjelbër", në të cilin ai ngrohjen globale e ka përshkruar si mit, i cili ka për qëllim që të sjellë në pushtet qeveritë socialiste në botë. Ai ka refuzuar të nënshkruajë ligjin, me të cilin lejohen martesat mes homoseksualëve, duke e cilësuar atë si një ligj që rrezikon mënyrën çeke të jetës. Ai gjithashtu e ka kundërshtuar edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e shteteve anëtare të BE-së dhe ka theksuar se në Parlamentin e Europës duhet të dërgohen deputetët e parlamenteve kombëtare. "Shteti kombëtar është institucion vendimtar në Europë e jo Brukseli dhe Komisioni i Europës", ka theksuar Klaus së fundi. Për Klausin çdo gjë është politikë. Ai madje edhe sportin dhe ushqimin i ka rreshtuar në fushën e politikës.
Pas miratimit të Traktatit të Lisbonës nga ana e votuesve në Irlandë, tani e gjithë vëmendja e Europës është përqendruar te Klausi, i cili ende nuk e ka nënshkruar miratimin e këtij traktati. Javën e kaluar me qindra kundërshtarë të Traktatit u tubuan para pallatit presidencial në Pragë, duke kërkuar nga Klaus të këmbëngulë në kundërshtimin e tij. Megjithatë, e vetmja gjë e cila nuk i pëlqeu Klausit ishte numri i vogël e kundërshtarëve të tubuar të Traktatit. Ai gjithashtu u ankua se irlandezët janë detyruar të zhvillojnë një referendum të dytë, pasi refuzuan Traktatin në referendumin e parë, i cili u zhvillua vitin e kaluar. Megjithatë, ai me këtë rast heshti për faktin se Traktati i Lisbonës ka marrë pëlqimin e të dyja dhomave të Parlamentit të Çekisë.