E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lista, firmos Qetsori i "Big Brother"

Pa shijuar ende mirë fitoren e edicionit të dytë të "Big Brother", fituesi i tij, Qetsor Ferunaj, vendos të përfshihet në një tjetër sfidë, në garën e elektorale të zgjedhjeve të 28 qershorit.

Fituesi i "Big Brother" firmosi dje me Partinë Demokristiane si kandidat për deputet në Qarkun e Vlorës. Qetsori dhe kreu i partisë, Nard Ndoka, firmosën zyrtarisht bashkëpunimin. Një nga personazhet më të njohur për publikun, falë spektaklit televiziv "Big Brother", Qetsor Ferunaj, zgjodhi PDK-në për të kandiduar si deputet për Qarkun e Vlorës. Vendimi i Qetsorit u bë zyrtarisht publik pas një takimi që ai zhvilloi me kryetarin e PDK, Nard Ndoka, menjëherë pas mbylljes së spektaklit televiziv "Big Brother". Në një njoftim për shtyp bëhet e ditur se Partia Demokristiane dhe e gjithë anëtarësia e saj mbështesin këtë kandidaturë, e cila edhe gjatë spektaklit prezantoi vlerat më të mira të qytetarisë shqiptare. PDK vlerëson se sfida e tij për të përfaqësuar në Parlament zgjedhësit e Qarkut të Vlorës përbën një përpjekje dinjitoze për të marrë përsipër përgjegjësi, tashmë jo si lojtar spektakli, por si një lojtar i fortë politik.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›