E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli takon deputetin gjerman

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, priti dje deputetin e Bundestagut gjerman, Valter Kolbou. Gjatë bisedës me Kryeparlamentaren, deputeti gjerman vlerësoi ndryshimet e bëra nga Shqipëria. Ligjvënësi gjerman deklaroi se "Evropa nuk do të ishte Evropë pa Shqipërinë. Ju keni ecur shumë përpara vitet e fundit dhe ndryshimet që keni bërë janë arsye e fortë për të qenë optimistë për të ardhmen tuaj në BE". Ndërsa Kryetarja e Kuvendit, Topalli, vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve, duke theksuar se "për ne, partneriteti me Gjermaninë është shumë i rëndësishëm dhe tashmë pas anëtarësimit në NATO, jemi të lumtur që do të intensifikojmë bashkëpunimin dhe aleancën me vendin tuaj që na ka mbështetur gjithmonë". Shqipëria, tha Kryetarja e Kuvendit, ka bërë ndryshime të mëdha në një kohë shumë të shkurtër. Për ne, anëtarësimi në NATO ka qenë një ngjarje e jashtëzakonshme, fryt i reformave të bëra, i vullnetit maksimal. Gjatë këtij mandati të parë, tha Topalli, kemi ndërmarrë reforma të guximshme ligjore dhe ekonomike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›