PD-PS fshehin listat e kandidatëve
Asgjë publike. Emra të përfolur, por asnjë i zyrtarizuar. Kjo do të jetë situata deri në momentin kur Kryesitë e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike do të dorëzojnë listën e kandidaturave për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Diçka e tillë, e spostuar disa herë gjatë këtyre ditëve, do të ndodhë sot për shkak se në orën 20:00 skandon afati ligjor për këtë veprim. Dy partitë e mëdha kanë zgjedhur të dorëzojnë emrat në momentin e fundit për të mos dekonspiruar te kundërshtari skemat e rreshtimit.
Demokratët
Megjithëse asgjë nuk është zyrtare, besohet se gjysma e grupit aktual të demokratëve do ta ketë thuajse të pamundur rinovimin e mandatit të deputetit. Arsyet për secilin mund të jenë të ndryshme, që nga qëndrimet kritike për linjën zyrtare të partisë ose qeverisë, si në rastin e zotit Biberaj, i cili së fundmi refuzoi edhe firmën për ngritjen e komisionit hetimor kundër Edi Ramës, por edhe klasifikimi i tij si më pranë Presidentit. Në këtë klasifikim hyjnë edhe emra të tjerë, si Sali Shehu, Sami Gjergji, por edhe mbështetësit e tij sporadike, si Bujar Leskaj apo Pal Dajçi. Në listën e shumë të rrezikuarve janë emrat e deputetëve të heshtur, si Safet Sula apo emblematiku Idriz Xhumara, i cili megjithëse është nga deputetet më të mbështetur në vitin 2005, pas katër vjetësh do të mbahet mend për gjëra të tjera. Dy emra e kanë të sigurt që nuk do të jenë në listat e kandidatëve për deputetë. Besnik Mustafaj me largimin vullnetar nga politika një ditë më parë, shpëtoi kryetarin e PD-së nga një vendim i sikletshëm. I përjashtuari ekselent i listës është Ylli Pango. Vlen të theksohet se para se të mbyllet zarfi përfundimtar me emrat e kandidatëve, lideri Berisha do të mbledhë sërish forumin më të lartë të PD-së, për të miratuar emrat me të cilët PD-ja kërkon një mandat të dytë qeverisës më 28 qershor.
Socialistët
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, do të shfrytëzojë kohën deri në momentin e fundit për të përpiluar listën e kandidatëve. Kryesia pritet të zhvillohet sot, por nuk ka një konfirmim zyrtar të orarit të saj, çka do të thotë se ajo mund të mblidhet qoftë edhe dy orë para së të skadojë afati. Menjëherë pas miratimit, lista do të dorëzohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke zyrtarizuar në këtë mënyrë ekipin me 140 emrat që do të garojnë më 28 qershor nën logon e PS-së. Kryesia, hapi i fundit i miratimit të listave, është shtyrë disa herë gjatë ditëve të fundit për shkak edhe të strategjisë së PS-së që të mos e lejojë kundërshtarin e saj të njihet me kandidatin që propozon selia rozë, duke mos lënë mundësi ndryshimi të emrave nga pala tjetër. Disa nga emrat e grupit parlamentar të socialistëve të cilët mund të rrezikojnë të humbasin të drejtën të përfshihen në listat e kandidimit. Këtu bëjnë pjesë të paktën tre ish-kryeministra, ish-kryetari socialist Fatos Nano, Bashkim Fino, Ylli Bufi, Elmaz Sherifi, Vangjel Tavo, Pilo Kerri, dhe Luan Memushi. Ndërkohë që kategoria tjetër e deputetëve që nuk rrezikojnë listën por fitoren në zgjedhje për shkak të rënditjes në lista janë Ermelinda Meksi, Musa Ulqini, Flamur Hoxha, Marko Bello, Albert Çaçi dhe Rrapush Tola. Emri i Rexhep Meidanit mendohet se ka shumë gjasa të rreshtohet i pari në Qarkun e Tiranës.
Rama:
Bashkëpunim të ri qeveri
-bashki pas 28 qershorit
Bashkëpunimi mes qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës do të njohë një marrëdhënie të re pas 28 qershorit. Kjo ishte deklarata e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, njëherësh edhe kryetari i PS-së, Edi Rama, në një takim të djeshëm në Bregun e Lumit. Kryebashkiaku Rama, duke e cilësuar votën e 28 qershorit si një mundësi që qytetarët të shohin në mbarë vendin, atë transformim që sot ndihet në Tiranë, u shpreh se me "me votën e 28 qershorit, banorët e kryeqytetit në të gjitha skajet e tij, në çdo periferi edhe në qendër do të kenë jo vetëm një bashki që punon ditë e natë për ta, por edhe një qeveri kombëtare që do t‘i kthejë sytë nga problemet e tyre". Dhe një Kryeministër, i cili, sipas Ramës, njeh me imtësi të gjitha anët e punës dhe të gjitha problemet që ka kryeqyteti. "Në këtë mënyrë, kryeqytetasit do të kenë mundësi që në katër vitet e ardhshme, të shohin një transformim që sot është po aq i paimagjinueshëm sa ç‘ishte transformimi i Tiranës në të gjithë këto vite, kur ne e nisëm vërtet nga zeroja", premtoi Rama. Ai u angazhua se do të nisë një aleancë e paparë deri më sot, mes qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës. Deklaratat e kreut të opozitës u bënë gjatë përurimit të rikonstruksioneve të bëra në këtë zonë nga bashkia.
Fushata
Lëvizja politike G99 preferon të publikojë personazhet e saj për kryeqytetin
"Të vegjlit" fillojnë depozitimin
e listave, Milo e bën i pari
Partia Demokracia Sociale e Paskal Milos shënoi startin dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në mesditë ka mbërritur lista e parë, ndërsa deri sot në mbrëmje pritet që 45 parti që janë regjistruar për të marrë pjesë në garë, të paraqesin listat përfundimtare. Në mesditën e të hënës, Partia Demokracia Sociale ishte e para që depozitoi 140 emrat e kandidatëve. Dje dorëzoi listën në KQZ edhe Partia Lidhja Demokristiane, kryetari i së cilës, Nikollë Lesi, do të kandidojë në Qarkun e Lezhës. Edhe dy partitë e tjera, Aleanca Kombëtare si dhe Partia e Gjelbër, kanë respektuar gjithashtu ligjin, duke depozituar emrat e kandidatëve. Pas dorëzimit në KQZ, PDS-ja ka zbardhur listën e kandidatëve për median. Emri i kreut të PDS-së, Paskal Milo, figuron në tri qarqe, duke u renditur i pari në Elbasan, Vlorë dhe Dibër. Ndërsa në Tiranë vihet re një përqendrim i figurave kryesore të partisë.
Artur Duçkallari, sekretari politik, kryeson listën e qarkut më të madh, i ndjekur nga Xhevdet Kaçani, Lavdije Ruçi dhe Florian Pullazi. Sipas deklarimeve të mëparshme të krerëve të kësaj partie, PDS-ja synon që përmes këtyre zgjedhjeve të garantojë krijimin e grupit parlamentar në Kuvendin e ardhshëm. Sakaq një pjesë tjetër e partive politike kanë prezantuar publikisht emrat. Një veprim të tillë ka preferuar ta bëjë lëvizja G99, e cila bëri të ditur pasdite disa prej emrave kryesorë.
Erion Veliaj, duke folur për të pranishmit gjatë këtij prezantimi publik u shpreh se "lista e G99 përfaqëson një listë njerëzish të cilët kanë qenë gjithmonë aktivë edhe jashtë politikës për të ndryshuar gjërat në fushat e tyre respektive". Në vendet e para të listës për Qarkun e Tiranës bien në sy emrat e Arbjan Maznikut, Juliana Hoxhës, përfaqësuesja e para dhe tetraplegjikëve të Shqipërisë, Bardhylka Kospiri, Mentor Mosho, Jetona Myteveli. Në listën prej 32 emrash në Qarkun e Tiranës, G99 paraqitet me 11 kandidatë femra, ndërkohë që pjesa më e madhe e kandidatëve në këtë listë janë vajza dhe djem të rinj. Deri dje në mbrëmje, ishin gjashtë parti që dorëzuan listën e kandidatëve në KQZ.