Lista paraprake, 165 kandidatët për deputetë
Ish-Presidenti Moisiu paraqet listën e kandidatëve dhe fajëson partitë për mungesë transparence në publikimin e emrave
TIRANË- Teksa shqiptarët numërojnë edhe 41 ditë përpara se të shkojnë në qendrat e votimit, nuk dinë ende se kush do t'i marrë votat e tyre. Dy partitë e mëdha nuk kanë bërë publikë emrat e kandidatëve për secilin qark, duke shfrytëzuar në maksimum afatin që u jep ligji, 40 ditë përpara votimit.
Kjo mungesë transparence është bërë shqetësuese edhe për ish-Presidentin Alfred Moisiu. Në emër të Koalicionit për një Parlament të Pastër, ai ka shprehur dje shqetësimin për vonesën e partive politike, deri në afatet e fundit ligjore, për të publikuar listën e kandidatëve zyrtarë për deputetë.
Madje, ish-Presidenti dhe stafi i tij kanë krijuar një listë paraprake të kandidatëve potencialë të të gjitha partive për zgjedhjet e qershorit. Kjo listë publikohet sot e plotë nga "Shekulli".
"Ligji zgjedhor u jep të drejtë partive të publikojnë listën 40 ditë përpara zgjedhjeve, por partitë serioze kanë detyrimin moral e politik të jenë shumë më transparent me qytetarët, dhe mospublikimi i listave të kandidatëve është një tregues thelbësor i kësaj transparence të munguar.
Ne shpresojmë shumë se partitë kanë shfrytëzuar këtë afat dhe të drejtë administrative për t'i dhënë përgjigjen e duhur civile dhe politike kërkesës së parashtruar pak javë më parë nga Koalicioni për një Parlament të Pastër",- tha ish-Presidenti Alfred Moisiu.
Në emër të koalicionit të krijuar vetëm pak ditë më parë, ai ka apeluar që partitë politike të jenë të vetë përmbajtura dhe të kryejnë një proces vetëkontrolli e skaneri profesional e politik për të gjithë kandidatët e mundshëm për në Parlamentin e ardhshëm.
Ish-Presidenti ka hedhur dyshime edhe për shumë nga personat që mendohen se do të jenë në listat zyrtare të partive si kandidatë për deputetë.
"Synimi ynë është e mbetet të ndikojmë sa më shumë për një Parlament sa më të pastër. Kjo duhet të arrihet përmes bashkëpunimit e dialogut me partitë politike, por edhe përmes presionit pozitiv publik e mediatik, si dhe përmes një procesi paralel vëzhgues dhe gjykues mbi cilësitë e kandidatëve për deputetë.
Mbi të gjitha, përgjegjësia direkt për cilësinë e Parlamentit të ardhshëm është dhe mbetet përgjegjësi e vetë lidershipit politik që harton listat dhe i prezanton ato në publik si kandidatë të mundshëm për qeverisjen e ardhshme",- tha Moisiu.
Sipas tij, Koalicioni për një Parlament të Pastër ka nisur verifikimin e kandidatëve potencialë dhe nisma ka arritur në një fazë vendimtare. "Koalicioni për një Parlament të Pastër është munduar që nëpërmjet dëshmive dokumentare të shtypit, si dhe prezantimit informal të shumë kandidatëve gjatë fushatës parazgjedhore që të gjitha partitë po zhvillojnë në Shqipëri, të hartojë një listë me rreth 165 kandidatë potencialë të ndarë proporcionalisht midis partive politike që marrin pjesë në këto zgjedhje.
Një ekip gazetarësh të pavarur në Tiranë dhe në rrethe të ndryshme të vendit është angazhuar ndërkohë në përpilimin e të dhënave për secilin nga këta kandidatë, në bazë të një seti indikatorësh që marrin parasysh edukimin arsimor të kandidatëve në nivel universitar apo pasuniversitar, përvojën e tyre profesionale, përvojën parlamentare dhe performancën në Kuvend të atyre kandidatëve që kanë qenë më herët anëtarë të legjislaturave parlamentare, precedentët penalë, si dhe çështjet kontroversiale të përmendura në shtyp",- shpjegoi ish-Presidenti.
Të dhënat e secilit prej kandidatëve do të vlerësohen dhe ata që nuk arrijnë pikët e duhura për të qenë deputetë të denjë të Kuvendit të Shqipërisë, do të raportohen tek partitë respektove, së bashku me kërkesën për t'i hequr nga listat.
Ish-Presidenti
"Partitë të reflektojnë për integritetin e kandidatëve"
Me anë të kësaj nisme, Koalicioni për një Parlament të Pastër beson se një proces i përgjegjshëm seleksionimi të kandidatëve për deputetë nga ana e partive politike, do të sjellë si rezultat një përbërje më cilësore të Kuvendit tonë të ardhshëm, si institucioni më i lartë përfaqësues i verdiktit të shqiptarëve.
"Për këtë arsye, edhe njëherë apelojmë partitë politike kryesore, që në listën që do të duhet të publikojnë nesër, të reflektojnë ndaj procesit verifikues të cilësive të kandidatëve dhe të prezantojnë lista sa më dinjitoze, profesionale dhe me integritet të lartë, në radhë të parë, qytetar dhe politikë.
Në këtë fazë dhe në çdo fazë tjetër të procesit të fushatës për një Parlament të Pastër, në emër të këtij koalicioni të shoqërisë civile, ftoj partitë politikë të bashkëpunojnë me ekspertët tanë, në mënyrë që procesi i transparencës dhe standardeve qytetare të kandidatëve potencialë për deputetë të jetë sa më i plotë dhe i frytshëm",- tha dje ish-Presidenti Alfred Moisiu.
LISTA E KANDIDATËVE POTENCIALË
1-Aldo Bumçi-PD
2-Astrit Patozi-PD
3-Astrit Bushati-PD
4-Blerim Çela-PD
5-Bujar Nishani-PD
6-Edi Paloka-PD
7-Edmond Spaho-PD
8-Eris Hoxha-PD
9-Fatos Beja-PD
10-Ferdinand Xhaferri-PD
11-Gazmend Oketa-PD
12-Genc Ruli-PD
13-Gert Bogdani-PD
14-Ilir Rusmajli-PD
15-Edit Harxhi-PD
16-Arenca Trashani-PD
17-Elvana Hana-PD
18-Lajla Përnaska-PD
19-Jemin Gjana-PD
20-Gjergj Bojaxhi-PD
21-Jozefina Topalli-PD
22-Leonard Demi-PD
23-Lulzim Basha-PD
24-Majlinda Bregu-PD
25-Pal Dajçi-PD
26-Preç Zogaj-PD
27-Azgan Haklaj-PD
28-Armand Teliti-PD
29-Fatbardh Kadilli-PD
30-Enkelejd Alibeaj-PD
31-Neritan Sejamini-PD
32-Grid Rroji-PD
33-Ardian Turku-PD
34-Rexhep Uka-PD
35-Ridvan Bode-PD
36-Sami Gjergji-PD
37-Andi Toma-PD
38-Gjergj Lezhja-PD
39-Arben Xhiku-PD
40-Arben Imami-PD
41-Tritan Shehu-PD
42-Genc Pollo-PD
43-Andis Harasani-PS
44-Arben Isaraj-PS
45-Arben Malaj-PS
46-Arta Dade-PS
47-Ben Blushi-PS
48-Olta Xhacka-PS
49-Blendi Klosi-PS
50-Elisa Spiropali-PS
51-Erion Braçe-PS
52-Ermelinda Meksi-PS
53-Fatmir Xhafaj-PS
54-Saimir Tahiri-PS
55-Fidel Ylli-PS
56-Gramoz Ruçi-PS
57-Kastriot Islami-PS
58-Namik Dokle-PS
59-Pandeli Majko-PS
60-Qemal Minxhozi-PS
61-Sadri Abazi-PS
62-Taulant Balla-PS
63-Valentina Leskaj-PS
64-Vangjel Tavo-PS
65-Alfred Dalipi-PS
66-Rexhep Meidani-PS
67-Ajola Xoxa-PS
68-Mimi Kodheli-PS
69-Megi Ayteresa-PS
70-Ilir Beqaj-PS
71-Asllan Dogjani-PS
72-Fatos Nano-PS
73-Ledi Shamku-PS
74-Artan Shkreli-PS
75-Spiro Ksera
76-Bashkim Fino-PS
77-Damjan Gjiknuri-PS
78-Albana Dhimitri-PS
79-Pjerin Ndreu-PS
80-Ndriçim Hysa-PS
81-Edmond Panariti-LSI
82-Erisa Xhixho-LSI
83-Ilir Dashi-LSI
84-Luan Rama-LSI
85-Pëllumb Xhufi-LSI
86-Shezai Rrokaj-LSI
87-Viron Bezhani-LSI
88-Monika Kryemadhi-LSI
89-Nora Malaj-LSI
90-Sokol Axhemi-LSI
91-Luan Memushi-LSI
92-Mustafa Muçi-LSI
93-Dritan Ylli-LSI
94-Lefter Maliqi-LSI
95-Ndre Legisi-LSI
96-Artur Zheji-LSI
97-Lefter Koka-LSI
98-Petrit Vasili-LSI
99-Dritan Prifti-LSI
100-Spartak Braho-LSI
101-Nikollaq Neranxi-LSI
102-Arian Madhi-PR
103-Neritan Alibali-PR
104-Aleksandër Garuli-PR
105-Afrim Tole-PR
106-Astrit Veliaj-PR
107-Alfred Gega-PR
108-Myrvete Pazaj-PR
109-Vasilika Çaushi-PR
110-Mehmet Spahiu-PR
111-Arben Brace-PR
112-Anila Godo-PR
113-Diana Çuli-PSD
114-Engjëll Bejtaj-PSD
115-Pilo Keri-PSD
116-Spiro Peçi-PBDNJ
117-Leonard Solis-PBDNJ
118-Petrit Gjoni-PAA
119-Jak Ndokaj-PDK
120-Mark Kroqi-PDK
121-Frrok Gjini-PDK
122-Ndue Shpani-PDK
123-Pashk Ujka-PAD
124-Piro Lutaj-PAD
125-Artur Duckallari-PDS
126-Arbjan Mazniku-G99
127-Genc Kojdheli-G99
128-Maklen Misha-G99
129-Gilman Bakalli-Poli i Lirise
130-Gëzim Boçari-Poli i Lirisë
131-Adriatik Alimadhi-BK
132-Arjan Starova-BLD
133-Ekrem Spahia-PLL
134-Rudina Seseri-PS
135-Shpëtim Idrizi-PS
136-Tom Doshi-PS
137-Paulin Stërkaj-I pavarur
138-Taulant Bino-PD
139-Silva Bino-PS
140-Besnik Bare-PS
141-Et'hem Ruka-PS
142-Lindita Nikolli-PS
143-Fatos Klosi-LSI
144-Edlira Haxhiymeri-PS
145-Ylli Manjani-PS
146-Luiza Xhuvani-PS
147-Arben Kumbaro-PS
148-Auron Tare-PS
149-Ardit Kaja-PS
150-Aleksandër Meksi-LZHK
151-Ndue Preka-PAA
152-Ilir Gjoni-PS
153 - Sali Berisha
154 - Edi Rama
155 - Ilir Meta
156 - Fatmir Mediu
157 - Skënder Gjinushi
158 - Paskal Milo
159 - Nard Ndoka
160 - Dashamir Shehi
161 - Vangjel Dule
162 - Gaqo Apostoli
163 - Erion Veliaj
164 - Neritan Ceka
165 - Petrit Karabina