E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjekët japin alarmin, pakujdesia e nënave, po rrezikon jetën e bebeve

Vetëm te “Mbretëresha Geraldinë” gjatë 2009-s në reanimacion kanë qenë 850 foshnja
Pakujdesia e nënave, po rrezikon jetën e bebeve. Ky është alarmi më i fundit që japin mjekët të cilët përballen vitet e fundit me shumë raste me bebe të porsalindura që kanë probleme në shëndet. Sipas mjekëve të spitalit “Mbretëresha Geraldinë” në vitin që lamë pas janë regjistruar të shtruar në reanimacion 850 foshnje të porsalindura të cilat kanë kaluar probleme serioze për jetën.
Ndërkaq shifrat vazhdojnë të mbeten alarmante edhe gjatë këtyre ditëve të para të këtij viti që sapo kemi nisur. Të njëjtët mjekë, tregojnë se deri më dje janë regjistruar 25 bebet e para me probleme me shëndetin. Sipas mjekëve bebet kryesisht vuajnë me nga problemet me mushkrit. Kjo lloj sëmundje ka rrezikshmëri të lartë të prekë foshnjat e sapolindura. Rrezikshmëria më e madhe që bebet të mbartin komplikacione me shëndetin vjen edhe nga lindja e parakohshme. Sipas mjekëve rol të rëndësishëm luan edhe nëna, e cila është fajtori kryesor që foshnja të jetë mbartëse e këtyre sëmundjeve. Sipas tyre e gjitha vjen nga pakujdesia e nënës gjatë muajve të shtatzënisë. Sipas të dhënave spitalore vitin e kaluar ka pasur një shifër mjaft të lartë të bebeve që lindin para kohe dhe që kanë probleme me mushkërinë dhe rrugët e frymëmarrjes.
Rrezikshmëria
Foshnjat, të cilat lindin para kohe kanë më shumë rrezik të preken nga sëmundjet e ndryshme. Pediatria në reminacionin e maternitetit, shpjegon se bebet preken më shumë nga respiratori për shkak se mushkëria e tyre është ende e pazhvilluar plotësisht. Sipas burimeve pranë spitalit në vitin e kaluar ka pasur një shifër prej 850 bebe të cilat kanë hyrë në reanimacion për shkak të komplikacioneve me shëndetin dhe lindjes e parakohshme. Ndërsa për këtë vit janë shënuar rreth 25 raste të shtruar në reanimacion. Vetëm dy ose tre raste të bebeve që shfaqën me komplikacione janë të prekura nga anomali kardiake. Sipas mamive të reanimacionit, foshnjat e parakohshme preken edhe nga ikteri i përkohshëm ose verdhëza e zakonshme.
Shkaqet
Përgjegjësinë më të madhe që foshnja të mos lindë me probleme e mban nëna. Sipas mjekëve shkaqet e shfaqjes të sëmundjeve të ndryshme tek foshnjat vijnë se edhe vetë nëna gjatë periudhës së shtatzënisë mund të jetë mbartëse e disa sëmundjeve. Duhet pasur kujdes nëse nëna është me infeksion të lartë gjatë muajve të fundit të shtatzënisë. Në të tilla raste fëmija ka rrezik më të madh të lindë pra kohe. Faktor tjetër është edhe mosha e nënës. Në qoftë se nëna që lind ka moshën nën 19 vjec dhe mbi 30 vjeç ka përqindje më të madhe që fëmija të lind me probleme. Por edhe dozat e ndryshme si ilaçet, drogat, duhani që merr nëna gjatë periudhës së shtatzënisë ndikon negativisht tek bebja. Sipas pediatres nëna duhet të ushqehet rregullisht, të ketë kujdes dhe të mbrohet nga virozat e ndryshme gripale. Nëse është e shëndetshme janë të pakta mundësitë që fëmija të lindë me probleme.

15 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›