Master 2-vjeçar në Budapest
Fakulteti i Ekonomisë, pranë Universitetit Corvinus në Budapest, Hungari fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë për programin Master 2-vjeçar në Biznes dhe Ekonomi Ndërkombëtare, për vitin akademik 2010-2011. Programi Master zhvillohet në gjuhën Angleze. Struktura e këtij programi konsiston në katër semestra akademik dhe numri total i krediteve arrin në 120. Për më shumë informacion mbi lëndët e ofruara për këtë program, mund të vizitoni faqen zyrtare: http://economics.uni-corvinus.hu; http://economics.uni-corvinus.hu/index.php?id=23765. Afati i fundit për aplikimet është më 28 shkurt 2010. Studentët shqiptarë mund të përfitojnë mbështetje financiare nga Fondi Ndërkombëtar Visegrad. Lidhur me kriteret që duhen përmbushur për të përfituar mbështetje nga ky fond, mund të konsultohuni faqen:www.visegradfund.org. Fondi Ndërkombëtar i Visegradit, themeluar nga qeveritë e katër vendeve pjesëmarrëse në grupin Visegrad (Çeki, Sllovaki, Hungari dhe Poloni), në kuadër të Programit të Bursave Visegrad, ofron bursa për studime universitare dhe pasuniversitare për kandidatë nga vendet e përfshira në këtë program, si dhe nga vende të Europës Qendrore dhe Jug-Lindore, për vitin akademik 2010-2011. Për një informacion më të hollësishëm lidhur me bursat që ofrohen, mënyrën e plotësimit të formularit të aplikimit dhe të përgatitjes së dokumentacionit nga aplikanti, referojuni adresës së internetit: http://www.scholarships.visegradfund.org. Afati i fundit për plotësimin e aplikimit on-line është data 31 janar 2010.
15 Janar 2010