E Diel, 1 Nëntor 2026

Universitetet, pagesat e studentëve, Ministria e Financave ndryshon rregullat

Jonida Tashi

Ministria e Financave ndryshon mënyrën e pagesave për studentët, duke vënë kështu nën kontroll të ardhurat e çdo universiteti. Sipas rregullave të reja, të vendosura së fundi nga dikasteri i Financave, pagesat do të kryhen nëpërmjet plotësimit të një formulari të posaçëm.
Rregullat
Për çdo pagesë që duhet të bëjnë studentët (vërtetime, regjistrime, programe) do të veprohet si më poshtë. Fillimisht studentët duhet të paraqiten te Zyra e Regjistrimit pranë çdo Rektorati. Aty studentët do të tërheqin një formular, ku saktësohet lloji i pagesës. Formulari do të plotësohet nga personeli i zyrës në dy kopje. Dy kopjet e formularit do të plotësohen dhe firmosen nga përgjegjësi i zyrës si dhe nga studenti. Për të kontrolluar pagesat që do të kryhen, çdo formular do të ketë një numër rendor si dhe do të regjistrohet në një regjistër të veçantë. Pas plotësimit të formularit, studenti duhet të paraqesë një kopje të plotësuar të tij në bankë për të bërë pagesën. Më pas faturën e bankës studenti duhet ta dorëzojë tek Zyra e Regjistrimit pranë Rektoratit. Fatura bashkëngjitet me kopjen e dytë të formularit dhe arkivohet nga Zyra e Regjistrimit. Procedura e mësipërme vlen për të gjitha llojet e pagesave (100 lekë, 4000 lekë, etj.)
Dokumentet
Pak kohë më parë, Universiteti i Tiranës ka publikuar procedurat që duhet të ndjekin të gjithë të diplomuarit pranë tij ose studentët aktualë për të kryer legalizimin e dokumenteve. Kështu, kujt prej të interesuarve që i nevojitet një dokument i legalizuar nga Universiteti i Tiranës (UT), për punësim, studime të mëtejshme jashtë vendit, ose motive të tjera, duhet të dorëzojë në Drejtorinë e Komunikimit pranë këtij institucioni dokumentin që kërkon të legalizojë. Burime zyrtare nga Universiteti i Tiranës, bëjnë të ditur se për të legalizuar dokumentet pranë këtij institucioni, për brenda territorit të vendit ndiqet procedura e mëposhtme. Pikësëpari që një dokument të marrë vulën e njohjes nga Universiteti i Tiranës, duhet të jetë i lëshuara nga njëri prej tetë fakulteteve në varësi të tij që janë: Fakulteti Ekonomik, Fakulteti Juridik, Fakulteti Histori-Filologji, Fakulteti Gjuhëve të Huaja, Fakulteti i Shkencave Sociale, Fakulteti i Mjekësisë, Fakulteti i Infermierisë, Fakulteti i Shkencave Sociale. Dokumentet që verifikohen janë për legalizimin janë: Diplomë; Listë notash; Program mësimor; Vërtetime; Mbrojte gjuhe pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja; Diplomë specializimi; Listë notash specializim etj.
Për të kryer legalizimin e njërit prej dokumenteve të mësipërme, të interesuarit duhet të bëjnë një pagesë prej 400 lekësh pranë Bankës Kredins (Lënda konfirmim dokumentesh për Rektoratin me Nr.Llogarie 589007). Drejtoria e Komunikimit në Universitetin e Tiranës sqaron se procedura e legalizimit të dokumenteve zgjat 12 ditë. Pas kalimit të këtij harku kohor, personat që kanë kërkuar të legalizojnë dokumente në Universitetin e Tiranës, duhet të paraqiten po në Drejtorinë e Komunikimit për të bërë tërheqjen e tyre.

Rregullat e reja për kryerjen e pagesave
Për çdo pagesë që duhet të bëjnë studentët (vërtetime, regjistrime, programe) do të veprohet si më poshtë: Studentët duhet të paraqiten te Zyra e Regjistrimit pranë çdo Rektorati
Aty studentët do të tërheqin një formular, ku saktësohet lloji i pagesës
Formulari do të plotësohet nga personeli i zyrës në dy kopje
Dy kopjet e formularit do të plotësohen dhe firmosen nga përgjegjësi i zyrës si dhe nga studenti
Çdo formular do të ketë një numër rendor si dhe do të regjistrohet në një regjistër të veçantë
Pas plotësimit të formularit, studenti duhet të paraqesë një kopje të plotësuar të tij në bankë për të bërë pagesën Më pas faturën e bankës studenti duhet ta dorëzojë tek Zyra e Regjistrimit pranë Rektoratit
Fatura bashkëngjitet me kopjen e dytë të formularit dhe arkivohet nga Zyra e Regjistrimit
Procedura e mësipërme vlen për të gjitha llojet e pagesave (100 lekë, 4000 lekë, etj.)

15 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›