Listat e PD-së për deputetë, zbardhen emrat e “sekserëve”
Deputetët e PD-së kanë nisur takimet promovuese. Njerëzit e kryeministrit, ndërmjetës për një vend në listë
Eljona Ballhysa
Tashmë që kanë mbetur vetëm 6 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, deputetët e Partisë Demokratike kanë nisur negociatat për të garantuar një vend të listën e ardhshme për kandidatët për deputetë. Ndryshimi i sistemit zgjedhor nga proporcional të ndërthurur me maxhoritar në proporcional rajonal, i ka dhënë të drejtën ekskluzive të hartimit të listës për kandidatët për deputetë vetëm kryetarit të partisë. Sado mbështetje që të ketë deputeti në zonën e tij elektorale, nuk hyn në punë më shumë se “miqësia” me kryetarin e partisë, apo me ndonjë nga njerëzit e afërt të tij. Megjithëse flitet se Berisha do të konsultohet me forumet e partisë, deputetët e grupit parlamentar mendojnë se është më mirë të fusësh një “mik”, sesa të presësh nga vendime që nuk merren në konsideratë.
Negociatat
Burime nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kanë bërë të ditur se është shumë e rëndësishme tashmë që të rregullosh marrëdhëniet me disa nga krerët e partisë. Sipas burimeve, deputetët kanë filluar të takohen me ata që quhen ndërmjetës midis tyre dhe kryetarit të partisë. Zakonisht në të tilla biseda flitet për punën e bërë në zonë, promovohet mbështetja që ata kanë në elektorat, por dhe mbështetja financiare që një deputet ka dhënë për partinë ndër vite gjatë fushatave zgjedhore. Ndër emrat që njihen si njerëzit e afërt të kryeministrit që kanë tagrin të ndikojnë te Berisha për hartimin e listës për kandidatët për deputetë, burime nga Grupi Parlamentar i PD-së përmendin Jozefina Topallin, Ridvan Boden, Arben Imamin, Astrit Patozin dhe Gjergj Lezhjan. Po kështu, një rol të rëndësishëm, sipas deputetëve të PD-së, luan dhe njohjet që kanë ata me vajzën e kreut të qeverisë, Argita Malltezin. Sipas tyre, ajo ka ndikuar gjatë zgjedhjeve të vitit 2005 duke afruar shumë emra të rinj në Partinë Demokratike dhe është shumë e rëndësishme që të kesh “muhabet” më të për të garantuar një vend të mirë në listën e PD-së. “Edhe ministrat e përkëdhelur të Berishës, si Basha e Olldashi, mund të të zgjidhin punë”, - pohojnë burime nga grupi i PD-së.
Kodi
Në bazë të Kodit të ri Zgjedhor, deputetët do të zgjidhen në rang qarku nga një listë e mbyllur e depozituar para zgjedhjeve në KQZ. Në bazë të përqindjes që fiton partia në një qark dalin dhe deputetët në varësi të pozicionit që ata zënë në listë. Emrat e radhitur të parët në listë janë më të favorizuarit për të fituar një mandat deputeti, ndërkohë që shanset sa vijnë e shuhen për personat që kanë vende nga fundi i listës. E gjithë “beteja” në PD po zhvillohet për të garantuar një vend ndër të parët në listë.
21 Dhjetor 2008