Listat e kandidatëve, PD-ja nis bisedimet me aleatët
Pika më delikate mes demokratëve dhe aleatëve të saj për zgjedhjet e reja të 2009 konsiderohen listat e përbashkëta të deputetëve. Mazhoranca nisi dje diskutimet e para për përfshirjen e të gjitha partive të djathta në listën e PD-së për zgjedhjet e reja parlamentare të 2009-ës. Ky diskutim duket se ka ribashkuar të djathtën e cila prej kohësh nuk mblidhet në një tryezë të përbashkët për unifikimin e qëndrimeve për çështje kyçe në Parlament. Gjithsesi, duket se problemi i listave të përbashkëta ka mbledhur pa ngurrim aleatët rreth Partisë Demokratike për një dalje të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të 2009-ës. Kryetarët e grupeve parlamentare të mazhorancës zhvilluan dje paradite një takim informal, ku në qendër të vëmendjes ishte pikërisht çështja e reformës zgjedhore, bashkimi i së djathtës dhe listat e deputetëve. Në këtë mënyrë demokratët kanë vendosur që të përfshijnë edhe aleatët në listat që do të përfundohen brenda muajit maj të vitit të ardhshëm. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, u takua dje me kreun e grupit parlamentar republikan, Arian Madhi, dhe deputetin e PDR-së, Tritan Shehun. Mësohet se në këtë takim të tre drejtuesit e mazhorancës kanë prekur të tri çështjet, por pa u futur në thelbin e secilës. Kjo për shkak se z. Patozi pritet të ndërmarrë takime me parti të tjera aleatë të PD-së, deri në unifikimin e mazhorancës për problemin e reformës zgjedhore. Priten takime me PBDNJ-në e Dules, e cila dje nuk iu bashkua Partisë Demokratike, ndërkohë që ftohja e Nard Ndokës me mazhorancën aktuale ka mbajtur në distance PDK-në me PD-në.
Gjithashtu, bëhet e ditur se do të hidhet për diskutim edhe propozimi i republikanëve për krijimin e një federate të djathtë për zgjedhjet e reja të 2009-ës. Por beteja e vërtetë mes aleatëve dhe demokratëve qëndron tek listat e kandidatëve për deputet. Reforma zgjedhore është një tjetër pikë që do të bashkojë aleatët me PD-në. Demokratët, ndonëse të patrembur për votat e shumicës në Kuvend, janë të hapur për të gjitha opsionet e aleatëve të tyre që kanë të bëjnë me sistemin e ri zgjedhor dhe mënyrën e përfaqësimit të së djathtës në zgjedhjet e 2009-ës. Tryeza e mazhorancës pritet të mblidhet së shpejti ku do të diskutohet edhe për platformën e së djathtës në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të qershorit 2009.
Mediu: Jo kandidatë me konflikt interesi
Republikanët bëjnë thirrje për distancim nga lista e deputetëve të ardhshëm të së djathtës të individëve që kanë konflikt interesash. Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, kërkoi dje në mbledhjen e asamblesë rajonale të Partisë Republikane të qarkut të Dibrës, fillimin e përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe evidentimin e kandidaturave për deputetë që kanë mbështetjen e grupeve të interesit. ''Përfaqësuesit e PR-së të ngrenë shtabet elektorale, të bëjnë evidentimin e plotë të anëtarëve në qytete dhe komuna dhe propozimet përkatëse për t'u prezantuar me kandidatura, të cilat gëzojnë mbështetjen e grupeve të interesit'', - tha z. Mediu. Ai shtoi se ''ka ardhur koha që në radhë të parë të organizohemi, sepse vetëm duke qenë të bashkuar në radhë të parë me vetveten dhe më pas me qytetarët në ide dhe principe, e kemi të qartë rrugën drejt të ardhmes''. Kryetari republikan u shpreh se ''Shqipëria dhe shqiptarët janë pjesë e një të ardhmeje premtuese, me projekte të realizuara dhe reforma të suksesshme, ku PR-ja dhe vizioni i saj janë pa dyshim pjesë e kësaj të ardhmeje për të realizuar ëndrrën shqiptare të anëtarësimit në NATO dhe integrimit në BE''.
PBDNJ: Ribashkimi i së djathtës, lëvizje e zgjuar
Lëvizje të zgjuara politike i konsideron Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, ribashkimet e fundit brenda së djathtës. Sipas kësaj partie, këto lëvizje do të kenë efektet e veta në zgjedhjet e ardhshme të 2009-ës. Duke iu referuar shkrirjes së PDR-së me PD-në, deputeti i PBDNJ-së, Leonard Solis, theksoi dje se një lëvizje e tillë duhet ta mendojë seriozisht edhe opozita e cila sipas tij, në marrëdhëniet aktuale është shumë problematike në dëm të aksionit të vet politik. “Mendoj që e djathta është duke bërë atë që duhet të bëjë duke pasur parasysh edhe si duhet ta formatojë ajo Kodin Elektoral pasi është më e qartë PS dhe PD. Shkrirja e partisë së z. Pollo është një lëvizje e zgjuar e të djathtës dhe lëvizjet e tjera që e djathta po bën mendoj se i shërbejnë qëllimit që ajo ka. Pa dyshim këto ekonomizojnë energjinë e të djathtës”, - tha z. Solis. Ai këshilloi që të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe e majta, por që duket shumë larg për të harmonizuar forcat e saj dhe për të efektivizuar lëvizjet elektorale. Për sa i përket debatit për KQZ-në, ku në krye të tij, është Lëvizja Socialiste për Integrim, Solis pohoi se vetëm atëherë kur ky institucion do të menaxhohet teknikisht nuk do të ketë më kontradikta mes forcave politike. “Do të preferoja të mos kishim një KQZ politike, me anëtarë partie, por të ishte sa më tekniciene, me financierë, me bankierë, të paguar për atë punë dhe të përgjegjshëm për atë punë. Vetë çjerrjet, ulërimat e të gjitha partive politike për të pasur anëtarë komisioni tregon besimin e madh të tyre që ky komision nuk do të jetë neutral”, - tha z. Solis.