E Diel, 1 Nëntor 2026

Blushi: Asnjë shqiptar nuk jeton më mirë se 4 vjet më parë

Kandidati për deputet në Qarkun e Korçës, Ben Blushi, është takuar me banorët e fshatrave Podgorie dhe Zvirin, për të prezantuar programin e ri të Partisë Socialiste. Gjatë fjalës së tij, Blushi ka theksuar si prioritetin kryesor të mandatit të ri qeverisës, fshatin.

Ai nuk ka preferuar të ndalet në dyqanet e këtyre zonave, për të parë listat e borxheve që kishin banorët. Gjatë bashkëbisedimit me banorët aty Blushi ka dëgjuar nga dëshmitë e banorëve për pamundësitë e jetesës për shkak të çmimeve shumë të rritura të ushqimeve. Nuk kam takuar asnjë shqiptar, që të jetë krenar për votën që ka dhënë në 2005, sepse asnjë fermer, asnjë fshatar, askush, asnjë shqiptar nga Tropoja në Sarandë nuk jeton sot më mirë se në vitin 2005, madje, më keq nga sa kishte pritur, ka theksuar ai. Blushi, është ndalur edhe në fshatin Sovjan, në një miting, ku u ka kërkuar banorëve të votojnë Partinë Socialiste më 28 qershor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›