E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpooli kërkon Cruyffin

Johan Cruyff është në mesin e kandidatëve të kërkuar nga Liverpool pas largimit të Damien Comollit nga posti i drejtorit të futbollit, ka njoftuar BBC Sport.

Pronarët e klubit, Fenway Sports Goup (FSG) kanë bërë gati një listë me emrat e kandidatëve për pasardhës të Comollit. Holandezi 64 vjeç thuhet se ka lënë mbresa te kreu i FSG-së John W Henry me punën e tij në Ajax dhe Chivas.

Cruyff, së fundmi është tërhequr nga roli i tij në Ajax. Ende nuk është bërë e ditur nëse ai është i interesuar të kalojë në Anfield Road.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›