Ljungberg, vizitë te neurologu
15/12/2004
Mesfushori i Arsenalit Fredrik Ljungberg së shpejti do të konsultohet me një mjek neurolog si pasojë e migrenës. Dhimbjet e forta të kokës I kanë kushtuar suedezit dy ndeshje të rëndësishmë në Premier Ligë. Sigurisht klubi londinez nuk ka dhënë asnjë detaj të mëtejshëm lidhur me kushtet e mesfushorit të përfaqësueses suedeze. Ai nuk ka mundur të jetë I pranishëm gjatë derbit me Çelsin si dhe në takimin e Ligës së Kampioneve kundër Rozenborgut. Në këtë mënyrë ka shumë të ngjatë që Ljungberg të mos aktivizohet në takimin e ditës së dielë kundër Portsmuthit. “Ai ka pësuar sërish probleme me migrenën dhe ne duhet ta lëmë që të pushoj deri sa të përmirësohet gjendja e tij shëndetësore, ka thënë trajneri Arsen Venger. Sipas doktorit duhet që ne ta mbajmë larg seancave stërvitore për gati pesë javë”. Prandaj suedezi do të vizitohet me mjekun specialist pasi edhe stafi drejtues I klubit të Arsenalit ka filluar të shqetësohet së tepërmi lidhur me gjendjen shëndetësore të mesfushorit. Ka ardhur momenti që edhe me këmbënguljen e trajnerit francez të nxirren në pah shkaqet e vërteta të migrenës, e cila po bën të vuaj jashtë mase Fredi Ljungberg. “Fredi nuk ndihet shumë mirë, ka shtuar Venger. Nuk mendoj se do të jetë gati për takimin e së dielës. Ai u rekuperua fillimisht prej dhimbjeve të para, por edhe gjatë derbit ai nuk ndihej aspak në formën e tij më të mirë. Ndoshta nuk duhet ta lejoja që të fillonte ndeshjen së bashku me ne, por ai nguli këmbë dhe më pas pësoi një tjetër dhimbje të fortë koke. Shpresojmë që të marrim lajme sa më të mira për gjendjen e tij shëndetësore”.