E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sampaoli, selektor i ri i Kilit

Pasardhësi i Cladio Borghit në pankinën e Kilit do të jetë ish trajneri i Universidad de Chile, Jorge Sampaoli.

Federata e Futbollit të Kilit bëri të ditur emërimin e trajnerit të ri të kombëtares që tani do të këtë detyrë të udhëheqë Kilin drejt Botërorit 2014. Sampaoli do të përfitojë së bashku me stafin e tij rreth 1.1 milionë dollarë ndërsa rreth 800 mijë të tjera do t’i shtohen nëse ekipi plotëson objektivin për të shkuar në Brazil.

Sampaoli ka drejtuar deri pak kohë më parë Universidad de Chilen duke e çuar drejt tre titujve të kampionatit vendas si dhe një trofeu të Copa Sudamericana në 2011.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›