E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lohan: Politika, kujdes me reformën në drejtësi

Ambasadori i KE-së në Tiranë, Helmut Lohan, kërkon diskutime me grupet e interesit për çështjet e reformës në sistemin e drejtësisë. 

Edhe pse e konsideron si të rëndësishme marrëveshjen mes PS-së dhe PD-së për reformën në drejtësi, Lohan u shpreh se, kjo nuk është gjëja e vetme që çon në përmirësimet e ligjeve në sistemin e drejtësisë. “Konsensusi në vetvete nuk mjafton, ndaj duhet një reformë e plotë dhe duke iu referuar ristrukturimit. Vendosja e shtetit ligjor është një parakusht thelbësor për anëtarësimin në BE; përcaktimi i mekanizmave që bëjnë të mundur vendosjen e shtetit ligjor në mënyrën e duhur, është një detyrë thelbësore për të gjitha forcat politike dhe ne kemi kënaqësinë të japim ndihmën tonë me një tjetër mision të rëndësishëm asistence”, tha Lohan. Këto komente shefi i KE-së i bëri gjatë prezantimit të projektit Euralius II. KE-ja jep 4.5 milionë euro për Misionin e ri të Asistencës Evropiane për Sistemin e Drejtësisë në Shqipëri dhe institucionet e tjera shqiptare të drejtësisë për të zhvilluar një sistem gjyqësor të pavarur, të paanshëm, efikas.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›