Lohan, fotografi seksi dhe prezervativë
Në formë, e qeshur dhe me shumë dëshirë për të jetuar. Kështu shfaqet Lindsay Lohan në një seri fotosh ku ka pozuar bashkë me miken e saj, (të fejuarën e të vëllait) duke reklamuar një markë të re prezervativësh. “Për çdo foto, një prezervativ dhuratë”, kjo është filozofia e iniciativës së nisur. Rritet ndërkohë dëshira për t’a parë yllin e kinemasë më 1 gusht në versionin e striptistes në filmin “The name of my assassin” (Emri i vrasësit tim). Fotot e Lohan bashkë me vajzën tjetër seksi, do të publikohen së shpejti bashkë me daljen në treg të prezervativëve “Usa The Lifestyles”. Kompania ka menduar mirë duke sensibilizuar të rinjtë e gjithë botës se me një foto tërheqëse mund të përfitojnë një prezervativ falas. Aktorja ka pozuar kohët e fundit edhe me Lauren Conrad, Audrina Patridge dhe Justin Bobby gjatë “arratisë” në Malibu. Fotot u pubikuan suksesshëm në programin televiziv amerikan “The Hills”. Së shpejti Lohan do të paraqitet në ekranet botërore me thrillerin “The name of my assassin” në të cilin bukuroshja Lindsay, shfaqet më e bukur se kurrë në versionin e striptistes. Filmi bën fjalë për protagonisten Aubrey, të cilën e sjell me finesë Lohan. Ajo është një vajzë e bukur që rrëmbehet dhe torturohet për ditë me rradhë nga një vrasës serial. Kur më në fund arrin të shpëtojë nga duart e tij, gjendet e tmerruar në një ngushticë rruge dhe shoqërohet për në spital. Pasi përmendet, ajo nuk mund të kujtojë asgjë nga jeta e saj, as familjen dhe miqtë më të ngushtë. Të gjithë mendojnë se ajo tashmë vuan nga një stres i pashërueshëm, por nëse kjo është e vërtetë, Aubrey do të jetojë me makthin se vrasësi është gjithmonë pranë saj.
Sienna Miller, një nudo për t’u “ribërë”
Nuk është e kënaqur me trupin e saj. Sienna Miller ka arritur të evitojë dekoltetë e theksuara për filmin “Gi Joe” dhe rrëhen se është e pakënaqur nga plani B. Në “Hippie Hippie Shake” e marrë nga vitet 60, Miller shfaqet në versionin “vajza e “luleve” ndërsa del nga uji nudo. “Filmi bën fjalë për vitet 60”,- shpjegon për revistën “Mirror” një burim afër aktores. “Moda e asaj periudhe ishte shfaqja e njerëzve “të egërr” në aparencë duke përmndur këtu flokët si tipari kryesor. Sienna e përcolli këtë rol si një profesioniste e vërtetë. Problemi i vetëm ka të bëjë me një faktor estetik jo të kapshëm për të gjithë”. Në njërën nga skenat, aktorja bukuroshe del nga uji tërësisht e zhveshur. “Për fat të keq aktorja del nga uji tërësisht e zhveshur por pjesët më intime të ekspozuara në këtë skenë, nuk ishin të zakonshme për atë periudhë kohe, çdo gjë ka ndryshuar tashmë por falë modifikimeve në kompjuter do të përshtatet skena me kohën për të cilën flet filmi”. Sienna megjithatë ka mundur të arrijë qëllimin kryesor: Ajo paraqitet e egërr, e denjë dhe tepër e fortë. “Hippie Hippie Shake”, drejtohet nga Beeban Kidron dhe në kinema do të shfaqet muajt e ardhshëm.
Binjakët e Jolie dhe Pitt me fekondim artificial
Binjakët e lindur këtë muaj në Paris nga aktorja e njohur Angelina Jolie u cilësuan perfektë. Por kjo nuk ishte thjesht rastësi. Sipas mediave, Brad Pitt dhe Angelina Jolie përdorën fekondimin artificial për ardhjen në jetë të vogëlushëve të tyre, Vivienne dhe Knox. Sipas një burimi të sigurt pranë çiftit, “ata dëshironin dëshpërimisht sa më shumë fëmijë dhe kjo ishte mënyra e vetme për të realizuar ëndrrën. Sipas tij, aktorja 33 vjeçare pagoi shumën 12.000 dollarë “dhe me kaq i dha fund njëherë e përgjithmonë fund stresit për të mbetur shtatzënë. Jolie kohët e fundit ka folur shpesh për dëshirën e një familje të madhe në numër dhe mundësia për të pasur binjakë nga një fekondim artificial ekziston në 25 përqind të rasteve. Vivienne Marcheline dhe Knox Leon lindën në Francë më 12 korrik. Ata janë fëmijët e çiftit Jolie dhe Pitt të cilët kanë edhe tre fëmijë të tjerë të adoptuar, Maddox 6 vjeç, Pax 4, Zahara 3 vjeç dhe vajzës bioogjike Shiloh që është vetëm 2 vjeç.
Videoklipi i ri, Gili “zhgënjen” adhuruesit
Jo gjithmonë fansat mbeten të kënaqur nga idhujt e tyre. Këngëtarja kosovare Gili, e cila kohët e fundit është prezantuar me videolipin “Ti je budalla”, ka fyer shumë adhurues të saj si në Prishtinë ashtu edhe në qytetet e tjera. Fansat kanë pohuar se këngëtarja ka humbur reputacionin e saj me këtë këngë, duke filluar nga titulli banal, i cili sipas tyre nuk i ka hije një këngëtareje serioze siç është Gili. Ndryshe janë shprehur meshkujt lidhur me videoklipin. Sipas tyre, titulli dhe videoklipi në tërësi ka të bëjë me reagimin e femrave pas ngacmimeve të meshkujve. Titulli i këngës është bërë shkak që kënga të transmetohet rrallë nga televizionet kosovare.
26 Korrik 2008