E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lohan i dorëzon Topit raportin e KE-së

Presidenti Topi falenderoi Ambasadorin Lohan për mbështetjen e vazhdueshme e të gjithanshme që Komisioni Evropian i ka dhënë Shqipërisë në procesin e përmbushjes së standardeve dhe kërkesave për integrimin në familjen e madhe evropiane, ku vendi ynë dhe populli shqiptar aspirojnë të jenë pjesë me arritjet dhe vlerat e tyre më të mira.

Presidenti vuri në dukje përpjekjet dhe reformat e ndërmarra nga shtetit shqiptar me këtë asistencë për forcimin e demokracisë në vend, konsolidimin e institucioneve, forcimin e shtetit ligjor, pavarësinë dhe profesionalizmin e medias, respektimin e të drejtave të njeriu dhe nënvizoi se ne jemi të vetëdijshëm për punën dhe sfidat e reja që na presin, për përballimin e së cilave kemi vullnetin dhe angazhimin maksimal.

Pasi i dorëzoi Presidentit Topi Raportin vjetor të Përparimit të KE-së, Ambasadori Lohan shprehu kënaqësinë për këtë takim me Kryetarin e Shtetit duke vënë në dukje rolin pozitiv të Presidentit si autoriteti më i lartë moral i vendit dhe si garantues i integritetit të Kushtetutës dhe të ligjit.

Ambasadori Lohan vlerësoi gjithashtu edhe rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon për ruajtjen e paqes dhe qëndrueshmërisë në Ballkan si dhe në arenën ndërkombëtare.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›