E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta pret ambasadorin kroat

Të dy palët ndanё mendimin e pёrbashkёt pёr nivelin e shkёlqyer tё marrёdhënieve midis dy vendeve.

Meta vlerёsoi bashkёpunimin e shkёlqyer me palёn kroate nё planin dypalёsh, nё kuadёr tё rajonit dhe tё nismave rajonale, nё kuadёr tё NATO-s dhe BE-së, duke u ndalur nё mёnyrё tё veçantё nё shkёmbimin e eksperiencёs pёr çёshtjet e integrimit evropian.

Bashkёbiseduesit ndanё gjithashtu mendimin e pёrbashkёt se ekzistojnё tё gjitha mundёsitё pёr zhvillimin e mёtejshёm tё bashkёpunimit nё fushёn ekonomike, shkёmbimeve tregtare dhe biznesit, duke u ndalur konkretisht nё disa fusha me interes tё ndёrsjellё si energjia, infrastruktura, marina, etj.

Sё bashku me urimet e Ministrit tё Jashtёm tё Kroacisё, Ambasadori Javorski i pёrcolli z. Meta ftesёn pёr tё vizituar Kroacinё, i cili shprehu interesin për t’a realizuar këtë vizitë gjatë vitit të ardhshëm.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›