E Diel, 1 Nëntor 2026

Loja me Gjykatën e Lartë dhe fitimi i kollajtë i lirisë

08/06/2009  Prokuroria kërkon arrest, gjykata e liron

TIRANE- Lidhur me deklarimet e të dëmtuarës me inicialet E.V. Prokuroria për Krime të Rënda i ka kërkuar gjykatës masën e sigurimit personal “arrest në burg” për të pandehurin Hysni Sokoli. Më 25 shkurt 2008 vendimi i gjykatës është ekzekutuar nga punonjësit e policisë, të cilët pasi kanë lokalizuar vendndodhjen e të kërkuarit kryer arrestimin e tij në qytetin e Durrësit. Mirëpo pas një rekursi të bërë nga ana e të pandehurit në Gjykatën e Lartë, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Gani Dizdari ka vendosur në 21 maj 2008 prishjen e dy vendimeve të shkallës së parë atij të Apelit, duke sjellë që i pandehuri i sipërcituar të rifitojë lirinë. Sipas Gjykatës së Lartë papajtueshmëria e dy vendimeve krijohet ndërmjet qenies të gjyqtares Liljana Baku në marrjen e provës, dëshmisë së shtetases E.V. dhe njëkohësisht qenien e saj si gjyqtare në caktimin e masës së sigurimit personal ndaj të pandehurit Sokolaj. Me marrjen e provës në kushtet e sigurimit të saj, gjyqtarja sipas trupit gjykues të GJL, s’ka bërë gjë tjetër veçse ka zhvilluar një pjesë të gjykimit të çështjes që duke qenë përbërës i gjykimit në të gjithë elementët e tij, e bën pjesëmarrjen e kësaj gjyqtare të papajtueshme me gjykimin prej saj të çdo kërkese tjetër të paraqitur nga palët gjatë hetimeve paraprake. Trupi gjykues ka rrëzuar dy vendimet, pasi sipas tyre shkelja qëndron tek fakti që jo për shkak të rendit të shqyrtimit të kërkesave, por për shkak të garantimit të një procesi të rregullt ligjor, gjyqtari që merr pjesë në gjykim, qoftë edhe në një fazë të tij, nuk mund të jetë i njëjtë me gjyqtarin që ka shqyrtuar kërkesat gjatë hetimit paraprak.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›