Premtim martese studentes, përfundon prostitutë në Angli
08/06/2009 Kalvari nis me dashuri, vajza shkonte me 20 klientë në ditë, fitonte 500 paund
TIRANE- Tropojani Hysni Sokalaj, që shfrytëzoi si prostitutë në Belgjikë dhe Angli për afro 5 vjet me radhë shtetasen nga Fieri me inicialet E. V. është dërguar si i pandehur në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku do të përballet me akuzën e “Trafikimit të femrave për prostitucion”. Mësohet se gjatë periudhës 5-vjeçare që është shfrytëzuar si prostitutë nga i pandehuri i sipërcituar e dëmtuara ka mbetur 4 herë shtatzënë dhe më pas ka abortuar fëmijën nga presioni i Hysni Sokolajt. Në Angli e dëmtuara kryente marrëdhënie seksuale me 20 klientë në ditë dhe fitimi ishte 400-500 paund, të cilat pas mbarimit të prostitucionit ja dorëzonte të gjitha të pandehurit Hysni Sokolajt. Mësohet se e dëmtuara është shfrytëzuar dhe në adresën 459 Hajstrit North Manor Park si dhe në 2 Rixen Road Park, në të cilat ka ushtruar prostitucionin me dhunë për rreth 4 vjet me radhë. Ndërkohë që në vendin e quajtur Cristal Palace e dëmtuara është kapur nga policia duke ushtruar prostitucionin dhe më pas është deportuar në Shqipëri nga aeroporti i Rinasit. Megjithëse në adresë të Prokurorisë ende nuk ka ardhur asnjë përgjigje nga Britania e Madhe, mësohet se për gati 3 vjet hetime specialistët e organit të akuzës mundën të sigurojnë një sërë provash, me anën e të cilave përfaqësuesit e akuzës do të kërkojnë në gjykatë dënimin e të pandehurit 37-vjeçar Hysni Sokolaj. Procedimi penal me nr. 98 fillimisht është regjistruar në Prokurorinë e Fierit, ku si bazë ka shërbyer materiali kallëzues i shtetases së dëmtuar me inicialet E. V. Për arsye moskompetence, në datën 26 tetor 2006 ky procedim penal është regjistruar nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda dhe kanë vazhduar hetimet në kuadrin e procedimit penal nr. 98 në ngarkim të personit të pandehur Hysni Sokolaj. Në analizë të provave dhe të akteve të grumbulluara gjatë hetimit rezulton se në 12 qershor 2006, shtetasja E. V., nga qyteti i Fierit ka bërë kallëzimin ndaj shtetasit Hysni Sokolaj nga Tropoja, me vendbanim në qytetin e Durrësit.
Prostitutë me zor
Sipas kallëzimit të kësaj shtetaseje, ka rezultuar se në 16 korrik 2001 ajo është larguar me shtetasin Hysni Sokolaj me gomone nga qyteti i Vlorës për në Itali. Në Itali ka shkuar fillimisht në qytetin e Leçes e më pas kanë kaluar për në Francë. Në Francë nuk ka qëndruar asnjë ditë, por ka shkuar në Belgjikë, në qytetin e Anversës. Pikërisht në këtë qytet janë sistemuar në shtëpinë e një shokut të Hysniut të quajtur Agron Lumneshi. Nga deklarimet e të dëmtuarës mësohet se Agroni kishte një vajzë të cilën e shfrytëzonte si prostitutë prej disa vjetësh. Pas disa ditësh qëndrim i pandehuri i ka thënë të dëmtuarës me inicialet E. V. se ajo duhet të dilte të punonte prostitutë në rrugë së bashku me vajzën që shfrytëzonte Agron Lumneshi. Mirëpo vendimin e të të pandehurit e ka kundërshtuar e dëmtuara, duke i thënë 37-vjeçarit se ai i kishte premtuar se do të shkonin në Londër ku do të krijonin familje. Pasi ka hasur në kundërshtimin e të dëmtuarës, i pandehuri Hysni Sokolaj ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, duke e rrahur me rripin e pantallonave, duke e shpuar me thikë si dhe duke e qëlluar me sende të forta në kokë. Pas gjithë këtyre torturave e dëmtuara ka pranuar të ushtrojë prostitucion nën dhunën fizike të të pandehurit Sokolajt. Për dy muaj me radhë ajo ka ushtruar prostitucion në Belgjikë. Pas dy muajsh me pasaportën greke që i siguroi Hysniu, kanë shkuar në Angli. Në Angli është ndaluar, pasi policia e kishin kuptuar se pasaporta ishte e falsifikuar duke e mbajtur në një kamp për rreth gjashtë ditë. Në kamp ka shkuar motra e Hysni Sokolajt shtetasja Besa Sokolaj, e cila e ka nxjerrë nga kampi dhe e ka çuar në shtëpinë e saj në Londër. Në Londër ka ndenjur një natë pa u shfrytëzuar dhe të nesërmen i pandehuri Hysni Sokolaj me anë të dhunës e ka detyruar të dëmtuarën E. V., të ushtrojë përsëri prostitucionin me qëllim fitimi.