E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekt për të lidhur Elbasanin me Tiranën

08/06/2009  Një projekt i ri për të lidhur Elbasan-Kërrabë- Tiranë nëpërmjet një tuneli. Ky është drafti i kompanisë Kërraba 2007, ideatorë të projektit, i cili u prezantua në praninë e zyrtarëve të Ministrisë së Punëve Publike. Rruga e re me gjatësi 31.5 km, prej të cilave 2.5 km tunel, e konceptuar si autostradë me 4 korsi do të integrojë qytetin e Elbasanit në hartën e rajonit me treguesit më të lartë të zhvillimit. “Ky segment bashkon Tiranën dhe Elbasanin në një kornizë ekonomike të përbashkët dhe komplementare, rrit efektivitetin e zonës industriale të Elbasanit, rrit vlerën e pasurive të paluajtshme të qarkut, forcon arsyet e ndërtimit në Elbasan të zonës së lirë ekonomike, zgjeron shanset për burimet njerëzore aktuale dhe forcon prirjen për thithje investimesh”, - u shpreh Fatbardh Doko, përfaqësues i shoqërisë. Rruga aktuale është 54 km dhe ka një kosto maksimale prej 170 milionë eurosh. Sipas ekspertëve, ajo nuk mund të përballojë trafikun e mallrave, kryesisht lëvizjeve me mjete të rënda motorike.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›