Loja me armë, plagoset ushtari në shërbim në Pashaliman
VLORË – Loja me barutin e një plumbi është bërë shkas për plagosjen e ushtarit nga kolegu i tij gjatë kohës së shërbimit, në bazën ushtarake të Pashalimanit. Burimet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se Arian Babi nga Berati është lënduar mbrëmë nga shpërthimi i një sasie baruti teksa po luante me shokun e tij. Sipas të dhënave, dy të rinjtë kanë mbushur një gëzhojë të një plumbi me barut dhe gurë të vegjël dhe më pas e kanë vënë në folenë e armës tip “kallashnikov”. Prova për të qëlluar ka sjellë plagosjen rëndë të 19-vjeçarit Babi, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autori i ngjarjes po hetohet në gjendje të lirë.
6 Mars 2008