Lojtarët e kazinove dhe bastexhinjtë, si do ti marrin me ligjin e ri paratë që fitojnë
Ligji "Për lojërat e fatit" ndalon pagesat direkte në kesh. Subjektet janë kundër kalimit të parave nëpërmjet bankave
Ervin Koçi
Të lozësh dhe të fitosh në kazino..., tani nuk do të ketë më “au, iu”! Qeveria ka vendosur që t’ua “fusë këmbët në një këpucë” edhe atyre që fitonin para “qyl” vetëm prej shansit. Tani e tutje, sipas ligjit të ri, të vendosësh një bast sportiv apo të kërkosh të luash në kazino (qoftë edhe me paratë e tua), nuk mjafton vetëm mundësia financiare, por do të duhet të hapësh një llogari personale pranë qendrës ku organizohet loja ose një të tillë pranë bankës. Në të kundërt, organizatori i sallës ku vendoset basti nuk ka të drejtë që të lejojë bastexhiun apo lojtarin, qoftë ky edhe amator apo turist, të vendosë shuma nëse janë në kesh (para në dorë). Neni 21 i projektligjit "Për lojërat e fatit" e përcakton qartë pikërisht këtë pikë, duke u ndaluar në mënyrë kategorike kazinove dhe subjekteve të tjera të lojërave të fatit që të bëjnë veprime me para kesh, duke u kërkuar që ato t’i kanalizojnë nëpërmjet bankave me qëllim që të dyja palët, si lojtarët ashtu dhe subjekti, të taksohen. Por kjo gjë bie ndesh me normat më elementare të lojërave dhe basteve në kazino, ku në të gjithë botën këto vende janë më tipiket ku veprohet me para në dorë si nga lojtarët ashtu edhe nga subjektet dhe po ashtu edhe paratë që fitohen jepen menjëherë. Por kjo gjë duket se nuk i shkon për shtat ligjit të ri që qeveria ka si synim ta vërë menjëherë në zbatim për të taksuar kësaj radhe edhe ata të cilëve u buzëqesh fati.
Pretendimet e qeverisë
Ligji i ri “Për lojërat e fatit", i hartuar sipas variantit të njëanshëm të qeverisë, synon që të luftojë qarkullimin e parave informale dhe të bllokojë skemat e pastrimit të parave me anë të lojërave të fatit. Sipas tij, përdorimi i parave kesh nuk do të lejohet më në qendrat ku vendosen bastet sportive dhe në të gjitha kazinotë. Kjo gjë do të vlejë si për lojtarin që kërkon të vendosë bast, ashtu edhe për fituesin, duke lejuar vetëm përdorimin e portofolave elektronike, si dhe llogaritë bankare. Kjo formë e propozuar nga ekspertët e qeverisë ka ndeshur në kundërshtinë e theksuar të grupeve të interesit. Me një letër-proteste, shoqëritë e basteve sportive kishin njohur me pretendimet e tyre ndaj ligjit çdo anëtar të Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat. Por pavarësisht sugjerimeve të cilat nuk u morën për bazë, komisioni miratoi projektligjin "Për lojërat e fatit", i ndryshuar tërësisht sipas koncepteve të BE-së, duke synuar rritjen e kontrollit mbi këtë sektor. Anëtarët e komisionit votuan nen për nen ligjin e sjellë për miratim nga Këshilli i Ministrave, ndërkohë që nuk kanë munguar debatet mes tyre.
Grupet e interesit
Askush nuk ka marrë parasysh pretendimet dhe kundërshtimin e bërë nga grupet e interesit për ligjin e ri “Për lojërat e fatit". Nenin 21 të këtij ligji (pikat dh, e, ë, h), shoqëritë e basteve sportive e kundërshtuan me pretendimin se, "në çdo vend të botës, në pika dhe salla, bastet vendosen me para kesh nga lojtari dhe fitimi paguhet po në kesh, në rast se nuk kalon limitet e parashikuara nga ligji". Grupet e interesit sugjerojnë që varianti i qeverisë mund të zbatohet vetëm për rastet e atyre lojtarëve që vendosin baste përmes llogarive personale në faqen e internetit. Pra, subjektet private kërkojnë që vendosja e basteve të lihet në dorë të lirë dhe jo të kushtëzohet me hapjen e llogarive elektronike edhe për ata që nuk i kanë mundësitë. Moslejimi i vendosjes së basteve në kesh në pikat e shitjes së basteve do të nxirrte jashtë funksionit këto pika dhe do të sillte mbylljen e menjëhershme të tyre dhe si rrjedhojë çuarjen e këtyre shoqërive në falimentim. Të 17 shoqëritë e basteve që kanë firmosur peticionin kundër ligjit kanë argumentuar se: “Aplikimi i formës së re do të sillte një varg pasojash negative për shoqëritë e basteve që nuk aplikojnë në masë pagesat elektronike. Në vend janë të regjistruara me mijëra shoqëri që ofrojnë shërbimin e bastit sportiv me anë të faqes së internetit, ndërsa zbatimi i këtij ligji do të sillte falimentimin e tyre. Kjo do të përkthehej në më pak të ardhura për qeverinë nga taksat e tyre, si dhe daljen e valutës jashtë Shqipërisë, pasi në kompanitë e huaja (të licencuara nga shteti) luhet vetëm në valutë”.
Shoqëritë e basteve, kundërshtime edhe ndaj caktimit të taksave
Shoqëritë e basteve kundërshtuan edhe Nenin 45 të ligjit, ku specifikohen rastet e detyrimit tatimor. Bëhet fjalë për taksën 10 për qind tatim mbi xhiron mujore, në një kohë që norma e fitimit për lojtarët shkon deri në 80 për qind. Po në këtë nen kundërshtohet një pikë e saj ku thuhet se organizatori i bastit sportiv është i detyruar t‘i kthejë lojtarit një normë fitimi prej 50 përqindësh, në një kohë që nga specifika e lojës, organizatorët e basteve nuk kanë asgjë në dorë, sidomos kur bëhet fjalë për ndeshje futbolli. Neni 44 thotë: "Organizatori i basteve sportive paguan tatim mbi lojërat e fatit 10 për qind mbi vëllimin e qarkullimit në total, të realizuar në bazë të arkëtimeve nga shitja e biletave, por jo më pak se 2 milionë lekë në muaj për çdo shoqëri që kryen këtë veprimtari". Më tej, në ligj thuhet: "Organizatori, për çdo bast, duhet t‘u kthejë lojtarëve, në formën e fitimit, jo më pak se 50 për qind të shumës së vënë në lojë". Të dy këta paragrafë janë kundërshtuar nga shoqëritë e basteve sportive, duke i cilësuar, "si rrjedhojë e mungesës së njohjes të tregut nga ana e qeverisë". Grupet e interesit kërkojnë heqjen e tatimit 10 për qind mbi xhiron, duke propozuar një taksë fikse prej 2 milionë lekësh në muaj, ndërsa për çdo muaj do të shlyhet një tarifë fikse që shkon nga 30 deri në 60 mijë lekë, në varësi të zonës ku ushtrohet aktiviteti.
4 Dhjetor 2008