E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sheva: Gabuam ne, por edhe gjyqtarët

19/04/2005  Humbja në Siena e ka mërzitur mjaft Andrij Shevçenkon, i cili akoma nuk e harron mënyrën sesi erdhi ajo rrëshqitje në “Artemio Franki”: “Kam fjetur në orën 6 të mëngjesit dhe edhe ato pak orë nuk pushova mirë. Humbëm një ndeshje që nuk mund dhe nuk duhej ta humbisnim”. Shevës i djeg akoma goli i anulluar në fillim të ndeshjes, që mund të ndryshonte krejt rrjedhën e ngjarjeve: “Nuk doja që të shihja asnjë filmim, sepse isha i sigurtë që goli im ishte i rregullt. Në pushim të ndeshjes ma konfirmuan. Ne ishim pak të papërqendruar dhe bëmë ndonjë gabim, por edhe gjyqtarët duhet të gabojnë më pak, sepse goli që na anulluan mund të na kushtojë shtrenjtë. Nuk dua të bëj polemika, por më vjen shumë keq sepse mund të fitonim. Tani duhet të harrojmë gjithçka duke mundur Kievon”. Tashmë kuqezinjtë nuk mund të gabojnë më, sepse Juventusi është shkëputur. “Nuk kemi asnjë problem, pavarësisht se jemi pas në renditje. E rëndësishme është që mos të gabojmë më, pastaj të shohim në përballjen e drejtpërdrejtë në “San Siro”, vazhdon Sheva, i cili nuk dëshiron të dëgjojë për “ndarje thelash” me Juven: “Nuk kam dëgjuar askënd ta thotë një gjë të tillë, pastaj nuk varet as nga ne, as nga bardhezinjtë. Të shohim ku mund të arrijmë duke luajtur sa më mirë të mundemi, sepse mund të synojmë të dy trofetë”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›