Të fshihesh për shkak të kanunit
19/04/2005 Hakmarrja kërcënon
Viktimë e kanunit në Shqipëri është bërë edhe një grua me fëmijën e saj. Ata nuk janë vrarë, por janë detyruar të fshihen në mënyrë që të shpëtojnë jetën.
Gruaja është 25 vjeçe dhe quhet Naile. Ajo ka një fëmijë të lindur më 2001 nga bashkëjetesa me Alfred S. Dikur ishin të dashuruar, ndërsa tani armiq për vdekje.
Alfredi pinte shumë dhe dhunonte bashkëshorten në mënyrë sistematike. Nga ana e saj, gruaja, për të mbijetuar dhe ruajtur fëmijën e sapolindur, detyrohet të largohet nga shtëpia e burrit për t’u strehuar te prindërit e aj.
Mirëpo këtu nuk merr fund historia.
Babai i vajzës shkon për sqarim në shtëpinë e dhëndrit. Pas një sherri banal, atje shpërthejnë armët. Babai i Nailes plagoset rëndë, plagë që i shkaktojnë invaliditet të përjetshëm, ndërsa Luli, i vëllai i dhëndrit, mbetet i vrarë.
Tani familja e dhëndrit, sipas kanunit, kërkon hakmarrje. Ata duan të rrëmbejnë fëmijën nga duart e së ëmës dhe të asgjësojnë atë dhe familjen e saj fizikisht.
Tragjedia është ende e hapur dhe ndërsa nuk funksionojnë ligjet e shtetit, do të funksionojë kanuni.
Nuk është hera e parë, që gratë, por edhe fëmijët bëhen viktima të hakmarrjes, ndërsa detyrohen të fshihen e ngujohen. Janë me qindra fëmijë që kanë braktisur shkollën kryesisht në veri të vendit, ndërsa nuk mungojnë edhe rastet e ngujimit të grave.