E Diel, 1 Nëntor 2026

Papunësia e të rinjve, ky vit me shifrat më të larta



Shifrat e papunësisë së të rinjve për vitin 2010 janë më të lartat jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë botën. Sipas të dhënave që vijnë nga Organizata Ndërkombëtare Punës, më të prekshme nga ky fenomen janë vendet në zhvillim. Pikërisht për të diskutuar mbi alternativat e mundshme të punësimit të të rinjve në vendin tonë, dje në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve organizoi një aktivitet me të gjithë aktorët. Veç ministrit Ferdinand Xhaferi, zv.ministres së Arsimit dhe përfaqësues të organizatave të huaja jofitimprurëse. Të pranishëm ishin edhe drejtuesit e Këshillit Kombëtarë "Askush nuk do të merret me problemet tona, nëse ne nuk i paraqesim ato, askush nuk do të na japë zgjidhje nëse ne nuk do ta kërkojmë atë. Ndaj kërkoj kontributin tuaj, të çdo studenti shqiptar, të çdo të riu shqiptar që të promovojë pjesëmarrjen e të rinjve me nxitjen, zhvillimin dhe thellimin e dimensionit të dialogut për problemet që ne na shqetësojnë", tha kreu i Këshillit Kombëtar Studentor, Qamil Dika.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›