E Shtunë, 31 Tetor 2026

Londer 2012shorti i basketbollit

Kampionati i basketbollit të meshkujve në Olimpiadë do të rezervojë sfida spektakolare dhe kjo do të ndodhë prej startit të aktivitetit. Në fakt, shorti ka vendosur kampionët olimpikë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër Argjentinës, Francës dhe Tunizisë në Grupin A të “Londër 2012”.

Spanja, kampione e Europës, që u mposht në finalen e Pekin 2008 pikërisht përballë SHBA-ve, do të luajë në Grupin B kundër përfaqësueses së vendit organizator, Britanisë, Australisë, Kinës dhe Brazilit. Shorti është hedhur në zyrat qendrore të Komitetit Olimpik Brazilian.

Për turneun me 12 skuadra që do të zhvillohet nga 27 korriku deri më 12 gusht, kanë mbetur ende edhe tre vende bosh, ndërsa ekipet që do të plotësojnë kampionatin do të përcaktohen në një turne kualifikues në Karakas, që do të organizohet nga data 2 deri më 8 qershor.

Ndërkohë, përfaqësuesja amerikane e femrave, që synon medaljen e pestë radhazi të arit në Lojërat Olimpike do të luajë në grup me Kinën, Angolën dhe tre skuadra, emrat e të cilave do të mësohen pas një turneu kualifikues në Turqi. Në grupin tjetër të femrave, deri më tani ndodhen Australia, nënkampione në tre olimpiadat e fundit, Rusia, Britania dhe Brazili.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›