Londer, bukuroshja e fjetur eksziston vërtet
LONDER- Të gjithë e thërrasin bukuroshja e fjetur, por historia e saj nuk është ajo e një përralle, përkundrazi e një ferri të vërtetë. Për shkak të një shqetësimi gjumi, 15- vjecarja Louisa Barrin mund të flejë edhe 2 javë rresht pa u zgjuar.Kështu mund të mos hyjë në provim apo të marrë pjesë në leksionet e vallëzimit, madje një herë ajo ka humbur një javë pushimesh me familjen e saj, pasi e kishte zënë gjumi në fillim të udhëtimit dhe ishte zgjuar vetëm në momentin e kthimit nga pushimet.Luiza, e cila jeton në Worthing, të Anglisë, është diagnostifikuar me sindromën, Kleine-Levin, e njohur më mirë si sëmundja e bukuroshes së fjetur”. Kush preket nga kjo sindromë mund të flejë edhe për disa javë rresht.(s.g/BalkanWeb)