E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shën Valentini, dhurata e re, vizita tek kirurgu plastik

ROME-Një herë e një kohë për Shën Valentin dhuroheshin lule, cokollata, dedikime romantike por, në kohët e sotme një takim me kirurgun plastik është bërë e udhës në Itali. Dhe ndëhyrja me ë shepshtë që bëhet?, Gjoksi!. Kështu shprehet një kirurg i njohur në Itali rreth fenomenit tashmë që ka zënë vend njehere e mirë në këtë vend. “Një zgjidhje që përmirëson dukshëm një anë time fiziken, ku dhe ai të ndihet i kënaqur, e pse jo” mendojnë shumica e femrave kur u ofrohet një dhuratë e tillë për Shën Valentine. Alessandro Gennai, kirurg plastic në Bolonja shpehet se kjo kërkesë është e shpeshtë nga ciftet e martuara dhe nga ata që bashkëjetojnë. Moshat që preferojnë ndërhyrjen janë nga 30 deri 40 vjec dhe sipas kirurgut preferojnë ti bëjnë në muajin Shkurt, si dhuratë nga partneri për festën e të dashuruarve. Gennai rrëfen se pastaj nisin fjalët, “si psh pse se bërë dhe 1 cm më të madh, kërkesë e partnerit, ose pse e ngrita kaq shumë dekoltenë, mendojnë vajzat”, edhe pse gjithcka ka qënë falas nga ana e partnerit. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›