E Shtunë, 31 Tetor 2026

Regbi, në Itali lind kombëtarja shqiptare

FRIULI- Në rajonin e Friulit në Venezia Giulia të Italisë, ka lindur kombëtarja shqiptare e regbisë. Në Pordenone ndodhet nga një komunitet i madh shqiptarësh, të cilët kanë vendosur të ndërmarrin këtë iniciativë për një sport që në Shqipëri nuk aplikohet nga askush, madje nuk ka as federatën përkatëse. "Në eksperiencat e mia si instruktor në shkollat e provincës, kam vënë re shumë djem shqiptarë, thuajse të gjithë me cilësi atletike dhe karakteri mbi mesataren, që luajnë regbi, - tha ideatori i kësaj nisme, Piergiorgio Grizzo. - Nuk e kuptoj se për cilat arsye ky sport nuk është i njohur në Shqipëri, por nga kjo na lindi ideja që ta praktikonim. Hapi tjetër do të jetë ai i formimit të një federate dhe ta çojmë topin oval edhe në Shqipëri". Takimi i parë i kombëtares shqiptare të regbisë do të jetë grumbullimi i të shtunës, më 6 shkurt, në fushën e Pordenones, ku janë thirrur 26 lojtarë shqiptarë që luajnë në klube të ndryshme në Itali. Kapiteni i skuadrës do të jetë 21 vjeçari nga Durrësi Sevian Dauti.(GSH/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›