Sulm me bomba molotov revistës franceze

Një revistë satirike franceze, e cila një ditë më parë ironizoi profetin Muhamed, duke publikuar një editorial me “autorësinë e profetit Muhamed”, është sulmuar me bomba. Lajmi bëhet i ditur nga BBC.
Sipas policisë franceze, zyrat e revistës “Charlie Hebdo” janë shkatërruar sot dhe sulmi vjen vetëm një ditë pasi u publikua editoriali në fjalë.
Kryeredaktori i kësaj reviste deklaroi pas sulmit se shkrimi i botuar kishte për qëllim të shënonte fitoren e një partie islamike në zgjedhjet e ardhshme në Tunizi.
" Ne tani nuk kemi më një revistë, të gjitha pajisjet tona janë shkatërruar" ka theksuar kryeredaktori.
Sipas policisë për shkatërrimin e zyrave është përdorur një bombë molotov.