Londra nën “shtetrrethim”

Më 6 korrik 2005 u vendos që Lojërat Olimpike 2012 të mbahen në Londër. Gëzimi ishte i madh por vetëm një ditë më vonë, Londra u trondit nga sulmet terroriste: më 7. 07. 2012 në tri stacione hekurudhore dhe në një autobus në Londër ndodhën shpërthime bombash. Islamistët vendorë vranë 52 persona dhe plagosën mbi 700 të tjerë. Këto sulme dëshmuan se Londra është e rrezikuar nga terrorizmi.
"Lojërat Olimpike janë një objektiv perfekt për sulme terroriste", pohon eksperti George Kassimeris. Sipas tij, "situata është edhe më e rënduar se sa në Athinë, Sidney apo Pekin, për shkak të pjesëmarrjes britanike në misionet ushtarake në Irak dhe Afganistan."
Organizatorët e Londrës 2012 thonë se do të bëjnë të gjitha që janë në mundësitë e tyre për të garantuar sigurinë. Kostot e masave të sigurisë për këto lojëra do të kalojnë shifrën prej 1.25 miliardë euro.
Aktualisht janë angazhuar 23.700 ushtarë, ndërkohë që në kohën e lojërave do të angazhohen edhe 13.500 ushtarë të tjerë. Kjo shifër është shumë më e lartë se kontingjenti britanik në Afganistan.