E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama vizitoi viktimat e masakrës në Colorado

Presidenti amerikan, Barack Obama, qëndroi në Spitalin e Denverit, në Colorado, ku u takua me të plagosurit dhe familjarët e viktimave të sulmit në kinemanë e Aurorës, ku humbën jetën 12 persona dhe u plagosën 58 të tjerë.

"U thashë atyre se fjalët janë gjithnjë të papërshtatshme në të tilla situata, por detyra ime kryesore është të jem përfaqësues i të gjithë vendit. T'u them se ne po mendojmë për ta në ketë moment dhe do të vazhdojmë të mendojmë për secilin prej tyre, çdo ditë. Vetëdija se jo vetëm Amerika, por e gjithë bota mendon për ta, do të jetë si ngushëllim", tha Obama.

Presidenti dëgjoi rrëfimet e të plagosurve për një kohë të gjatë, në sallën e Spitalit Universitar të Colorados- ku ndodhen 10 nga 58 të plagosurit e sulmit.

Obama kujtoi historinë e 21-vjeçares, Stephani Davies, e cila, në mes të plumbave me njërën dorë u mundua të bllokojë plagën e shoqes së saj, ndërsa me dorën tjetër t'i telefonoje policisë.

Presidenti amerikan nuk e përmendi asnjëherë emrin e 24-vjeçarit, James Holmes, përgjegjës për masakrën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›