Lorik Cana, i shqetësuar: Sandërlend duhen përmirësime
Kapiteni Lorik Cana beson se Sandërlend duhet të mësojë ende dhe t‘i marrë me qetësi ndeshjet. Pasi kanë bërë surprizën, duke marrë 4 pikë nga 6 të mundshmet në dy ndeshjet kundër Mançester Junajtid dhe Luverpulit, "Macet e Zeza" nuk e mbajnë dot ritmin e tyre, por dorëzohen ndaj Birmingamit. Skuadra e Stiv Brus mundet 2-1 në stadiumin "Endrjus", duke befasuar kështu edhe vetë kapitenin e tyre. Kjo nuk është hera e parë në këtë sezon që dështojnë në ndeshje kundrejt skuadrave modeste të Premier Leagues. Pasi kishim fituar 4-1 në shtëpi ndaj Hull Sitit, ata u mundën 3-1 nga Bërnli në "Turf Moor" dhe Cana e di mirë se gjërat duhen përmirësuar. "Është shumë zhgënjyese për ne, por nuk është hera e parë në këtë sezon që ne mundemi pas disa rezultatesh të mira, tha shqiptari. Në veçanti pasi kemi fituar në shtëpi, ne nuk mundemi të mbajmë të njëjtin nivel loje dhe kthehemi te humbjet. Të gjithë e dinë potencialin dhe kualitetin e skuadrës sonë. Por është një kampionat i fortë dhe duhet të jemi 100% të përqendruar gjithë kohës dhe t‘i fillojmë mirë ndeshjet. Duhet të mësojmë nga kjo dhe të ndryshojmë mentalitetin tonë për të mbajtur të njëjtin nivel për dy apo tre ndeshje. Kemi edhe shumë punë për të bërë. Ndërkohë që zërave për interesimin e Arsenalit për shqiptarin, trajneri Stiv Brus u përgjigjet: "Loriku është kapiteni ynë dhe do të jetë me ne për një kohë të gjatë".
A. Manallari
A. Manallari