Salihi dhe goli, të pandashëm Shënon edhe të 7-in në Austri
Goli dhe Hamdi Salihi duket se janë thuajse të pandashëm nga njëri-tjetri në këtë sezon të kampionatit austriak. Bomberi shkodran ka shënuar një tjetër gol me bluzën e Rapidit të Vjenës në këtë fundjavë. I transferuar në fillim ditën e fundit të merkatos te skuadra e njohur austriake, talenti i Kombëtares kuqezi është aktivizuar dje edhe një herë tjetër si titullar për 89 minuta nga trajneri Pakult në ndeshjen e luajtur në shtëpi ndaj skuadrës së Matersburgut, që u fitua me rezultatin e thellë 4-0 nga ekipi i shqiptarit. Sulmuesi shqiptar ka qenë protagonist në këtë ndeshje, ku ka pasur shumë raste për të shënuar, por dhe ka shënuar golin e tretë në minutën e 86-të. Ky është goli i 7 i shqiptarit në këtë sezon në kampionatin austriak, ku 6 i ka shënuar me bluzën e Rapidit ndërsa një gol me atë të Riedit, skuadrës nga ku u largua në fillimin e muajit shtator.
A. M
A. M