E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lorik Cana sqaron zëvendësimin

 

Kapiteni i Marsejës, Lorik Cana, u aktivizua vetëm në 45 minutat e para në ndeshjen me Ajaksin, që u fitua 2-1 nga ekipi francez. Mesfushori ka sqaruar se ky zëvendësim ishte i planifikuar, ndërkohë që mediat franceze hodhën dyshime se shqiptari ishte dëmtuar. “Unë dola, duke pasur parasysh edhe ndeshjen e së dielës kundër PSG-së. Nuk isha më i nevojshëm për ekipin, për më tepër që isha pak i lodhur, pasi të luash çdo tri ditë pas një dëmtimi, kjo është e dukshme. Gjithçka e bëmë për të qenë në kondicionin më të mirë të dielën”, ka thënë Cana për uebsajtin zyrtar të klubit marsejez. Lideri i kuqezinjve do të rikthehet të luajë për kombëtaren në eliminatoren me Hungarinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›