Mbi 100 të lënduar në Kajro

Më shumë se 100 persona janë lënduar gjatë përleshjeve në Kajro mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të presidentit Muhamed Morsi.
Ky ishte rasti i parë i një dhune të tillë, që kur Morsi mori detyrën tre muaj më parë.
Fraksione rivale hodhën gurë, copa të betonit dhe rrahën njëri-tjetrin me shkopinj.
Dy autobusëve ,që u përdorën nga ana e Vëllazërisë Myslimane, iu vu flaka.
Policia nuk ka ndërhyrë.
Kundërshtarët e Morsit thonë se ai ka dështuar të mbajë premtimet për 100 ditët e tij të para në detyrë, përfshirë forcimin e ekonomisë.
Kritikët akuzojnë gjithashtu Morsin, Vëllazërinë Myslimane dhe islamistët e tjerë, se po përpiqen ta islamizojnë shtetin.
Përkrahësit thonë se Morsi ka nevojë për më shumë kohë, për shkak të vështirësive të trashëguara nga sundimi autoritar dhe regjimi i korruptuar i Hosni Mubarakut.